Kosova pranohet në Eurovizion - Kulturë - Kosova Sot
Kosova pranohet në Eurovizion

Kosova pranohet në Eurovizion

Ndonëse Kosova ende nuk mund të jetë pjesë e festivalit europian të muzikës, tashmë zyrtarisht, nëpërmjet Innovation Centre Kosovo (ICK) është pjesë e Startup Europe Awards, garë e Komisionit Europian, e njohur ndryshe edhe si “Eurovizioni i Bizneseve Startup”.

Gara e cila i bënë bashkë të gjitha shtetet e kontinetit të Europës, nga viti 2018 do të ketë një shtet më shumë – Kosovën. “Startup Europe Awards” është nismë e Komisionit Europian & Fondacionit Finnova, me mbështetje të Presidentit të Parlamentit Europian, Presidentit të Komitetit të Regjioneve dhe anëtarëve të Parlamentit Europian.

Startup Europe Awards (SEUA) është garë e bizneseve startup dhe inovative në nivel lokal, regjional, shtetëror dhe europian, që për qëllim ka nxitjen e inovacionit, zgjidhjeve të reja dhe bashkëpunimin ndërjmet akterëve kryesor brenda ekosistemit europian të ndërmarrësisë. Përveq kësaj SEUA synon rrjetëzimin e bizneseve, promovimin e tyre dhe identifikimin e nevojave urgjente për financim. SEUA mbledhë rreth vetes organizatorët, inkubatorët & akseleratorët e biznesit, universitetet, fondacionet, investitorët engjuj, për një të ardhme më të mirë për bizneset startup dhe zhvillimit ekonomik të Europës në përgjithësi.

Gara prestigjoze që nga viti 2018 në Kosovë organizohet nga Innovation Centre Kosovo (ICK) do të jetë e ndarë në kategori të ndryshme si: Industri Kreative, Energji, Fintech, Green, e-Health, Internet of Things, Smart Cities, Siguri Kibernetike, EdTech, AgriTech, Modë dhe ndryshime klimatike. Fituesi i garës shtetërore, do të përfaqësojë vendin tonë në nivel të kontinentit.

Detajet rreth organizimit të edicionit 2018 në Kosovë, do të bëhen publike nga ana e organizatorit, gjatë muajve në vazhdim

(Kosova Sot)

11 orë e 7 minuta më parë
18/10/18