Sam Smith tregon vështirësitë kur u bë botërisht i famshëm - Kulturë - Kosova Sot
Sam Smith tregon vështirësitë kur u bë botërisht i famshëm

Sam Smith tregon vështirësitë kur u bë botërisht i famshëm

DISA HERË KA FJETUR ME "ZEMËR TË THYER"

Duke folur për "The Daily Telegraph", vokalisti tashmë 25 vjeç e ka pranuar se në fillim ishte 'i frikësuar' nga fama dhe i ishte nevojitur kohë për t'u mësuar

Ai porsa ka rrumbullakuar një paraqitje te "Opera House" në Sidnej. Dhe, derisa ka shpallur turnetë e tij në Australi, Sam Smith ka treguar vështirësitë me të cilat ishte përballur në moshën 21 vjeçe, kur u bë botërisht i famshëm. Duke folur për "The Daily Telegraph", vokalisti tashmë 25 vjeç e ka pranuar se në fillim ishte 'i frikësuar' nga fama dhe i ishte nevojitur kohë për t'u mësuar. 'Kam vrapuar në një vrimë, jam fshehur dhe kam fjetur disa herë me zemrën e thyer', ka thënë ai.

"Unë dua t'i mbush 60 vjet duke kënduar"

Sam albumin e tij debutues "In The Lonely Hour" e ka bërë katër vite më parë dhe ka fituar nga një "Oscar" dhe "Golden Globe". Albumi i tij i dytë "The Thrill Of It All" ishte i suksesshëm derisa kënga "Too Good At Goodbyes" ishte një hit nëpër radio. 'Ëndrra ime është ta bëj këtë gjatë gjithë jetës sime', ka vazhduar ai. 'Unë dua të jem si Eltons. Unë dua të jem këtu kur t'i mbush 60, ende duke kënduar, ende duke performuar'.

Ka gjetur dashurinë me Brandon Flynn 

Në një intervistë të fundit me "V Magazine", fituesi i çmimit "Grammy" kishte bërë shaka duke thënë se përfundimisht mund ta bëjë një 'këngë të lumtur', pasi ka gjetur dashurinë me Brandon Flynn. Përderisa ai duket i qëndrueshëm në lidhje, ai përmes këngëve ka shfaqur lidhjet e tij të turbullta. Sam dhe Brandon për të parën herë janë lidhur në muajin tetor, kur ishin parë në Nju Jork së bashku derisa lidhjen e tyre e kanë bërë zyrtare para festave të fundvitit. 

(Kosova Sot) 

18 orë e 5 minuta më parë
26/05/18