Ndërron jetë në moshën 52 vjeçare aktori i serialit ‘Teletubbies’

  • 24 January 2018 - 10:11
Ndërron jetë në moshën 52 vjeçare aktori i serialit ‘Teletubbies’

A u kujtohet seriali televiziv ‘Teletubbies’ dhe 4 personazhet kryesor të tij, të cilët mbanin gozhduar para ekranit fëmijët për orë të tëra? Në rrjetin social ‘Twitter’ aktori John Simmit i cili luante rolin e ‘Dipsy’ ose ‘Teletubby’ ngjyrë jeshile ka kujtuar mikun e tij Simon Shelton ose i njohur si ‘Tinky Wiky’, i cili ka ndërruar jetë në moshën 52 vjeçare.

Simon Shelton ka lënë pas 3 fëmijët dhe bashkëshorten e tij. Përpara se të merrte rolin e ‘Teletubby’ të quajtur ‘Tinky Winky’ nga vitet 1998-2001, ai kishte punuar më parë si koreograf. Në një intervistë të dhënë disa kohë më parë ai kishte thënë se duke qenë se punonte si koreograf mendonte se puna si aktor mund të ishte e rrezikshme për të, por më pas e kishte kuptuar se ja kishte vlejtur. ‘Teletubbies’ është parë nga 1 bilion fëmijë në më shumë se 120 vende në të gjithë botën dhe është përkthyer në 45 gjuhë të ndryshme.

Image

 

 

(Kosova Sot)