Çmimet “Razzies” këta janë të nominuarit për filmin, aktorin dhe aktoren më të keqe të vitit

  • 24 January 2018 - 18:07
Çmimet “Razzies” këta janë të nominuarit për filmin, aktorin dhe aktoren më të keqe të vitit

Në krah të nominimevë për çmimet “Oscar” në të cilën zgjidhet filmi, aktori, aktorja më e mirë e vitit, qëndron ceremonia tjetër ‘Razzies”, një ceremoni shumë e rëndësishëm ku zgjidhen filmat, aktorët dhe aktoret më të keqija të vitit. Edhe pse filmat kanë qenë të suksesshëm dhe kanë grumbulluar me qindra miliona dollarë fitime, në “Boxx office”, ato janë vlerësuar shumë pak nga kritikat. Pak ditë më parë është publikuar edhe lista për secilën nga kategoritë. Ceremonia ka 9 kategori gjithsej dhe filmi ‘Transformer” është i nominuar në të gjitha kategoritë e mundshme. I ndjekur nga “Fiffty Shades Darker” i nominuar në 8 kategori. Kandidatë të tjerë për çmimet ‘Razzies” janë edhe filma të tjerë si: “Baywatch”, “The Mummy”, “The Emoji Movie”. Përsa i përket çmimit “Aktorja më e keqe” të nominuara janë: Katherine Heigl (Unforgettable), Dakota Johnson (Fifty Shades Darker), Jennifer Lawrence (Mother!), Tyler Perry (BOO! 2: A Madea Halloween), Emma Watson (The Circle). Ndërsa të nominuarit për cmimin “Aktori më i keq” i vitit janë emrat: Tom Cruise (The Mummy) Johnny Depp (Pirates of the Caribbean XIII: Dead Men Tell No Tales), Jamie Dornan (Fifty Shades Darker”, Zac Efron (Baywatch), Mark Wahlberg (Daddy’s Home 2 and Transformers XVII: The Last Knight).

(Kosova Sot)