Filmi "Shape Of Water", 13 nominime për "Academy Award"

  • 24 January 2018 - 18:51
Filmi

"DUNKIRK" DHE "THREE BILLBOARDS OUTSIDE EBBING, MISSOURI" JANË KONKURRENTËT KRYESORË PËR 'OSCARË' 

Regjisorët Steven Spielberg dhe Ridley Scott po ashtu nuk ishin të përfshirë në listën e nominimeve të bëra 'live"

Filmat "Shape Of Water", "Dunkirk" dhe "Three Billboards Outside Ebbing", "Missouri", kanë pranuar më së shumti vlerësime si paralajmërime për nominimet për "Academy Awards", 2018, nominime këto që janë bërë në Los Anxhelos. Christopher Plummer, 88, aktori që ka zëvendësuar aktorin Kevin Spacey në minutën e fundit, ka marrë nominimin për "Best Supporting Actor" për rolin e tij në filmin "All The Money In The World". Një tjetër emër që ka shokuar është muzikantja Mary J. Blige, që ka pranuar nominimin e saj të parë për 'Oscar' për kategorinë "Best Supporting Actress" dhe Octavia Spencer është bërë aktorja e parë me ngjyrë për të pranuar disa nominime në ngjarjen e 90-të rresht. 

Dështimi i "First They Killed My Father"

Tiffany Haddish dhe Andy Serkis kanë bërë paralajmërimet "live" nga "Academy's Samuel Goldwyn Theater", vetëm gjashtë javë para se ceremonia të prezantohet. Ngjarja e 90-të e përvitshme "Academy Awards" do të mbahet 'live' nga Los Anxhelosi, te "Dolby Theater", më 4 mars 2018, derisa nikoqiri i emisionit do të jetë Jimmy Kimmel. Angelina Jolie dukshëm ishte larguar bashkë me yllin nga "All The Money In The World", bëhet fjalë për Michelle Williams dhe aktorin James Franco, që ishte subjekt i disa abuzimeve seksuale të pohuara në Hollivud. Drama nga Kamboxhia "First They Killed My Father" ka dështuar që të futet në listën e vlerësuar apo të nominuar për kategorinë "Best Foreign Language Film". Regjisorët Steven Spielberg dhe Ridley Scott po ashtu nuk ishin të përfshirë në listën e nominimeve të bëra 'live' për vitin 2018. Duke sfiduar rekordin e vënë nga filmi "Titanic" më 1998, 13 nominime për "The Shape of Water" do të thotë se kjo dramë e zhanrit fantazi ka tejkaluar parashikimet për shpërblime këtë vit. Filmi është nominuar në kategoritë "Original Screenplay", "Original Score", "Cinematography", "Best Supporting Actress" dhe "Best Actress". Po ashtu, ishte vlerësuar edhe për kategorinë "Best Actor", që ka shkuar për Gary Oldman, filmi për kohën e luftës "Darkest Hour" kishte marrë gjashtë nominime, krahasuar me tetë nominime për filmin britanik me titull "Dunkirk". 

Nominimet e aktores me ngjyrë

Me ngjarjen e vitit 1950, filmi sjell një marrëdhënie sa të bukur po aq të çuditshme midis një krijese amfibe dhe një pastrueses lokale. Octavia (që aktrohet nga Zelda Fuller) dhe ylli Sally Hawkins (me rol të Elisa Esposito) janë yjet kryesore, duke fituar nominimet për "Best Supporting Actress" dhe "Best Actress" respektivisht. Në vitin 2017, Octavia u bë aktorja e parë me ngjyrë që kishte disa nominime pasi kishte fituar në vitin 2012, por këtë të martë ajo ka bërë historinë duke u nominuar disa herë me këtë qëllim. Në ndërkohë, filmi nga koha e luftës "Darkest Hour" ku shfaqet Winston Churchill si kryeministër britanik. I konsideruar si një nga filmat më të mëdhenj dhe më të mirë të vitit, filmi "Darkest Hour" tashmë është temë për sezonin e çmimeve dhe si i tillë, gjashtë nominime kanë shkuar produksionit. Me nominimin e dytë për 'Oscar', aktori kryesor britanik Gary Oldman është konkurrent për të fituar shpërblimin "Best Actor" për portretizimin e Winston Churchill-it. Në ndërkohë, filmi "Three Billboards Outside Ebbing, Missouri" thuhet të jetë 'rrokullisja me avull' përgjatë sezonit të shpërblimeve. Filmi sjell nënën që mban zi Mildred Hayes (nga aktorja Frances McDormand), e cila kërkon drejtësi për vajzën e saj të dhunuar e më pas dhe të vrarë. Filmi "I, Tonya", që premierën e kishte në Sidnej, Australi, është shumë film i përfolur, ku në rolin kryesor paraqitet Margot Robbie. Për filmin, aktorja nga Australia ka fituar nominimin e saj të parë si aktore. Ngjarja e së dielës "Screen Actors Guild Awards" i ka takuar filmit "Three Billboards Outside Ebbing, Missouri". Para kësaj, "Golden Globes" edhe një herë ka theksuar suksesin e filmit "Three Billboards Outside Ebbing, Missouri", që ka fituar "Best Motion Picture". Filmi "Lady Bird" ka marrë me vete çmimin "Best Motion Picture" dhe ylli i filmit Saoirse Ronan ka fituar "Best Actress" në "Motion Picture - Musical or Comedy". 

(Kosova Sot)