Filmat që për qëllim kishin 'Oscarët', por që kishin dështuar - Kulturë - Kosova Sot
Filmat që për qëllim kishin

Filmat që për qëllim kishin 'Oscarët', por që kishin dështuar

JO TË GJITHË KISHIN FAT TË MADH

Audienca nuk ishte e interesuar për filmin "Stronger

Përderisa filmat "The Shape of Water", "Dunkirk" dhe "Three Billboards" i kanë mahnitur votuesit, jo të gjithë filmat e kishin këtë fat. Duket si një kryengritje në Hollivud për 'Oscarët'.

"Stronger"

Kur dy filma për bombardimet në Boston gjatë maratonës janë paralajmëruar në industrinë e filmit hamendësonin se kush mundet të fitojë. Por audienca nuk ishte e interesuar për filmin "Stronger". Ky film shpesh u venit, megjithëse në vete kisha disa yje të mëdhenj. Përkundër kësaj, mbetet si një nga filmat që nuk kishte kritikë.

"The Current War"

Të nominuarit për 'Oscar', Benedict Cumberbatch dhe Michael Shannon, si Thomas Edison dhe George Westinghouse, në tregimin për garën për të kontrolluar rrymën, filmi "The Current War" tingëllon sikur ka ardhur nga një fabrikë për të krijuar 'Oscar'. Por që nga momenti kur premierën e kishte te "Toronto Film Festival" vitin e kaluar, shkëndijat kanë dështuar të fluturojnë. Filmi më pas pësoi edhe më shumë rënie kur producenti Harvey Weinstein ishte i përfshirë në akuzat për abuzim seksual.

"The Glass Castle"

Kur të drejtat i ishin dhënë Jeannette Walls për kujtimet bestselling për "The Glass Castle", roli kryesor i kishte takuar njërës nga aktoret më të reja. Por komplikimet erdhën për të gjetur një rol për aktorin mashkull dhe ishte Brie Larson, që vinte me një 'Oscar' që e kishte fituar me filmin "Room", derisa ishte edhe regjisori nga "Short Term 12", Destin Daniel Cretton, dhe e nominuara për Oskar Naomi Watts dhe Woody Harrelson përkrah saj.

"Detroit"

Pasi që momentumi i fitores së Kathryn Bigelow për orgjinë më të mirë në vitin 2010 (ajo ishte femra e parë që e kishte fituar një 'Oscar'), rrethimet kontroverse që e kishin përcjellë për filmin e radhës, me titull "Zero Dark Thirty", ishte dështim - megjithëse filmi vetvetiu kishte pranuar pesë nominime. Pesë vite më pas, u duk se filmi "Detroit", ishte një triler me fakte të bazuara. Kur filmi ishte lansuar në verën e vitit që sapo e kemi lënë pas, ai kishte fituar vetëm 21 milionë dollarë, derisa filmi kishte kushtuar 34 milionë.

"Breathe"

Nëse ekziston diçka që "Academy" e pëlqen kaq shumë sikurse Meryl Streep, është një film që ballafaqon aftësitë e kufizuara. Debutimi në regji i Andy Serkis, me filmin "Breathe", që kishte të bënte me një mashkull të paralizuar në moshën 28 vjeçe nga polio, ishte disi si një dramë e mbetur në mes të rrugës, derisa premierën e kishte në Toronto, por nuk kishte fituar gjë, vetëm disa vlerësime të buta nga kritikët.

"Victoria & Abdul"

Regjisori Stephen Frears ka zhvilluar një aftësi të çuditshme jo vetëm për filmbërësit që grave mbi moshën 60 vjeçe ua japin rastin për të qenë në rol kryesor që më pas u siguron një nominim për aktoren më të mirë te Oskarët. Filmi nuk ishte krejtësisht i mbyllur, por Dench dhe të gjithë të përfshirë në të nuk arritën të rezononin me votuesit. Audienca ishte e kënaqur, por ata ishin ankuar për politikat raciste.

"Battle of the Sexes"

Në vitin 2006, "Little Miss Sunshine" kishte krijuar një gjurmë të kaltër për depërtimin në "Sundance". Doli nga asgjëja, ishte përcjellë nga filmi "Fox Searchlight" për 10 milion dollarë, më pas kishte fituar dy 'Oscarë' nga katër nominimet e veta. Por dyshja nga filmi, Valerie Faris dhe Jonathan Dayton, hasën në vështirësi për të gjetur magjinë. Filmi i tyre i ardhshëm, "Ruby Sparks", ishte pranuar me adhurim dhe filmi që e kishte pasuar "Battle of the Sexes", përkundër se kishte peshë prapa vetes, po ashtu kishte dështuar që ta gjejë veten te audienca. Ishte një tregim premtues për duelin midis Billie Jean King dhe Bobby Riggs, që ishte aktruar me fituesen e çmimit 'Oscar', aktorja Emma Stone dhe i nominuari Steve Carell.

(Kosova Sot)

20 orë e 3 minuta më parë
26/05/18