OSKARËT E SIVJETMË SHKOJNË TE FEMRAT E FUQISHME ME ROLE TË ASHPRA

  • 28 January 2018 - 14:54
OSKARËT E SIVJETMË SHKOJNË TE FEMRAT E FUQISHME ME ROLE TË ASHPRA

ÇMIMET NUK DO TË JENË AQ 'MASHKULLORE'

Këtë vit u pa se Akademia dëshiron me të vërtetë ta dëgjojë zërin e femrave

SHKRUAN: CARA BUCKLEY 

Urra! Për të dytin vit me radhë, çmimet Oskar nuk do të jenë aq të bardhë. Është e vërtetë se nominimet e bëra publike linin vend për ankesa dhe kishte lëshime, sikur psh nominimi në kategorinë e regjisorit më të mirë të Dee Rees, bashkë me filmin e saj "Mudbound". Por, njëri prej yjeve të këtij filmi, Mary J. Blige, mori dy nominime dhe Jordan Peele moti tri, me filmin "Get Out". Po ashtu, mund të thuhet se Oskarët nuk do të jenë aq 'mashkullorë'. Greta Gerwig u bë vetëm femra e pestë që mori një nominim në kategorinë e regjisë më të mirë, për rolin e saj në filmin "Lady Bird"; Rachel Morrison u bë femra e parë që mori nominim për Oskar në regjinë e kinematografit, për filmin "Mudbound" si dhe katër nga nëntë finalistët për kategorinë e Filmit më të mirë, flasin për femra. Por, nëse e kontrolloni listën e aktoreve të nominuara, atëherë është vështirë që ta gjesh një të denjë në këtë grup. Dhe, marrë në përgjithësi, gratë të cilat i luajnë këto role, nuk janë 'të pëlqyeshme' në aspektin tradicional, por janë të ashpra dhe të mërrolura.

VOTUESIT DHE KRITIKËT E OSKARIT

Kush është ai që nuk do të donte ta përcillte filmin e Francës McDormand, "Mildred", nga filmi "Three Billboards Outside Ebbing, Missouri" për në betejë? Apo, në këtë aspekt, nënat e ashpra, të luajtura nga Allison Janney në filmin "I, Tonya" dhe Laurie Metcalf në filmin "Lady Bird"? Në rastin më të keq, këto nuk janë aso gra të cilat ne do të kemi rastin t'i takojmë së shpejti. Kjo mund të thuhet edhe për Cyril-in e luajtur nga Lesley Manville në filmin "Phantom Thread"; Margot Robbien Tonya Harding; the Octavia Spencer në filmin "The Shape of Water"; Mary J. Blige's në "Mudbound" etj. Kjo është e arritur e madhe. Vetëm disa vjet më parë, bindja se femrat duhej të ishin joshëse apo simpatike, për të fituar çmime, ende ishte në fuqi. Por, votuesit dhe kritikët e Oskarit kërkuan një përfshirje më të madhe të personazheve femra, gjë që, përfundimisht u përfshi në nominimet e sivjetme. Jo se ka ndonjë gjë të keqe me pjesët të cilat janë luajtur nga aktoret që së fundmi morën shpërblimin Oskar, qofshin ato nënat e trazuara ("Boyhood"), gratë e devotshme ("The Danish Girl"), të përdalat e famshme ("Blue Jasmine") apo ato që ëndërrojnë Hollivudin ("La La Land"). Por, këtë vit, u pa se Akademia dëshiron me të vërtetë ta dëgjojë zërin e femrave. Në këto kohë të lëvizjeve "#MeToo", "Time's Up" dhe të marshimit të grave, kjo nuk duhet të jetë befasi, thotë Jennifer Siebel Newsom, regjisore dhe themeluese dhe shef ekzekutiv i "Representation Project", një organizate jo fitimprurëse që lufton stereotipat gjinorë. "Me këtë sezon të shpërblimeve, ne kemi dëshmi se paragjykimet gjinore shiten vetëm kur ato janë malli i vetëm që ofrohet", shkroi Newsom në një email. Ajo mendon se edhe presidenca e Donald J. Trumpit luan një rol të konsiderueshëm këtu. "Kur një njeri, i cili është urrejtës kaq i haptë i femrave, mposhtë kandidaten e parë femër për president, atëherë kemi një moment kthjelljeje" shton Newsom.

SUKSESI DHE FUQIA E KOMPANIVE TË PRODUKSIONIT, TË UDHËHEQUR NGA FEMRAT

Me përjashtim të filmit të regjisorit Steven Spielberg "The Post", shumica e filmave të tjerë janë bërë për një kohë të gjatë, atëherë kur fitorja e Trumpit dhe lindja e lëvizjeve, si "#MeToo" dukeshin të pamundura, apo të paimagjinuara. Filmi "The Post", i cili sjell në rolin kryesor aktoren Meryl Streep, në rolin e botueses Katharine Graham, ishte bërë shpejt e shpejt, pas zgjedhjeve. Mund të jetë rastësi që filmat e tjerë dolën në kohë për lëvizjen "#MeToo". Martin McDonagh, skenarist dhe regjisor i filmit "Three Billboards", ka thënë se ka shkruar një personazh të fuqishëm femëror, për shkak se këtë e kishte bërë edhe në shfaqjet e tij, por ende i kishte mbetur pa e bërë në film. Guillermo del Toro, i cili ka bërë regjinë e filmit "The Shape of Water", ka një histori të shkrimit të personazheve të forta femërore dhe ka deklaruar se, me vite të tëra ka dashur që të paraqes dashurinë midis njerëzve dhe amfibeve. Greta Gerwig ka deklaruar se nuk ndjente se skenari i saj për filmin "Lady Bird" ishte gati, deri në vitin 2015. Por, ka gjasa që këta filma, si dhe pranimi i tyre nga Akademia, të jenë pjesërisht produkt i një ndryshimi i cili filloi pas kritikave të animit të Hollivudit kah raca e bardhë, gjë që e bëri të pamundur që të mos vërehej edhe dominimi i meshkujve. Suksesi dhe fuqia e kompanive të produksionit, të udhëhequr nga femrat, sikur që është kompania e aktores Reese Witherspoon, bashkë me bollëkun në "box Office", të siguruar nga filmat me femra në rolet kryesore, me gjasë po ashtu e luajtën rolin e tyre. Kërkuesit shkencorë nga Universiteti i Kalifornisë jugore, gjetën se, në 100 filmat me fitimet më të mëdha në vitin 2016, më pak se një e treta e personazheve që flasin, ishin femra. Nga këta 100 filma, vetëm 34 prej tyre kishin në rolin kryesor, apo në rolet kryesore, ndonjë femër. Dhe, nga këto, vetëm tetë sish ishin më të moshuara se 45 vjet. Ky ishte një përmirësim nga një vit më parë, kur ai numër ishte vetëm 5. Kjo e bën situatën e sivjetme të duket edhe më e suksesshme. Mosha mesatare e aktoreve të nominuara në rolin dytësor është 55, ku aktorja më e re, e nominuar në këtë kategori, është Mary J. Blige, e cila sapo mbushi të 47-tat. Në fund të fundit, kjo tregon se është duke u zgjeruar horizonti për femra në Hollivud, gjë që u nënvizua nga Nicole Kidman, 50 vjeçe, pasi që fitoi çmimin SAG të dielën mbrëma. 

(Kosova Sot)