Aktorja juaj e fëmijërisë, shtatzënë për herë të parë (Foto)

  • 31 January 2018 - 15:52
Aktorja juaj e fëmijërisë, shtatzënë për herë të parë (Foto)

Aktorja shumë e dashur për fëmijët Kirsten Dunst, e cila ka luajtur rolin e bjondes bukuroshe në filmin “Spiderman” sapo ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë fansat e saj. Prej disa muajsh aktorja po përjeton për herë të parë ndjesitë e pritjes së ëmbël. Këtë surprizë ajo e ka zbuluar nëpërmjet disa fotove të cilat i ka realizuar për koleksionin e ri të veshjeve të markës së njohur “Rodarte”. Dunst nuk ka dhënë akoma një deklaratë zyrtare, por fotot flasin vetë dhe tregojnë mjaft qartë barkun e rrumbullakosur të aktores. Prej vitit 2016-të aktorja është martuar me kolegun e saj, Jesse Plemons.

Image

 

(Kosova Sot)