Kush është Justin Bieber dhe sa është pasuria e tij - Kulturë - Kosova Sot
Kush është Justin Bieber dhe sa është pasuria e tij

Kush është Justin Bieber dhe sa është pasuria e tij

Personi i parë që kishte arritur 100 milionë ndjekës në "Twitter", në muajin gusht 2017.

Pasuria e Justin Bieber është e grumbulluar në rreth 213 milionë euro (265 milionë dollarë) dhe paga e tij aktualisht është 64.29 euro (80 milionë dollarë), sipas "Celebrity Net Worth" Viti 2018 duket se do të jetë një vit i madh për Justin Bieber: lidhja e tij me episode me Selena Gomez me gjasë përsëri është shkyçur dhe akuzat për plagjiaturën e hitit 'Sorry' me këngëtarin Casey Dienel edhe zyrtarisht kanë rënë. Duke shfaqur veten në foto në "Instagram", pa bluzë nëpër aeroplan privat mund të jetë mënyra se ai ka të holla, por sa në fakt peshon Justin Bieber? Pasi që ishte zbuluar nga kanali "Youtube" duke kënduar në moshën 13 vjeçe, ai kishte nënshkruar për kompaninë e Usher, "RBMG", dhe u bë artisti i parë që kishte shtatë këngë nga albumi debutues te "Billboard Hot 100". Albumi i tij i parë "My World 2.0", i lansuar më 2010, ka debutuar në top listat botërore në disa vende me këngën 'Baby'. Me shumë turne dhe shumë albume nën petkun e tij, shitjet e tij muzikore në Amerikë ishin 35.93 milionë euro (44.7 milion dollarë) dhe ka shitur rreth 140 milionë disqe, duke e bërë një prej artistëve me muzikën më të shitur në botë. Ai ishte i pari që kishte arritur 10 miliardë klikime te "Vevo Video". Justin ishte personi i parë që kishte arritur 100 milion ndjekës në "Twitter", në muajin gusht 2017. Pos kësaj, ai ishte në pozitën e 13-të si i famshmi më i paguar në botë, nga revista "Forbes". Kush është Justin Bieber? Lindur më 1 mars 1994, në Ontario, Kanada, Justin Bieber është fëmija i vetëm i Jeremy Bieber dhe Pattie Mallette. E ëma e tij, e kishte lindur Justin-in në moshë të re, ishte detyruar të punonte shumë nëpër zyre me pagë të vogël dhe ishte nënë e vetme në një shtëpi me të ardhura të vogla. Justin kishte mësuar të luante në piano, daulle, kitarë dhe trumbetë e derisa rritej kishte marrë pjesë në disa gara lokale këndimi. Pattie kishte postuar një video nga performanca e tij e "NeYo's", me titull 'So Sick' në kanalin në "YouTube" dhe kishte vazhduar të postonte më shumë video dhe kjo është pjesa kur tani menaxheri i tij Scooter Braun, i pari e kishte zbuluar atë krejt me pahir. Në karrierën e tij përfshihet kënga e tij e parë 'One Time', që kishte arritur numrin 12 te "Canadian Hot 100" që në javën e parë të lansimit në vitin 2009 dhe më pas ishte ngjitur në numrin 17 te "Billboard Hot 100". Ai po ashtu kishte performuar 'Someday at Christmas' për Barack dhe Michelle Obama në Shtëpinë e Bardhë në të njëjtin vit dhe kishte performuar te "Dick Clark's New Year's Rockin' Eve". Më 2010, ai kishte prezantuar "Grammy Awards" dhe kishte kënduar ribërjen e 'We Are the World', shkruar nga Michael Jackson dhe Lionel Richie, për të ndihmuar të mbijetuarit nga termeti në Haiti. Bilmi autobiografik "Justin Bieber: Never Say Never" ishte lansuar në vitin 2011 dhe kishte fituar një pasuri prej 79.08 milion euro (98.4 milion dollarë). Më 2011, ai ishte radhitur "No. 2" në revistën "Forbes" për "Best-Paid Celebrities" nën moshën 30 vjeçe, duke qenë i pari që kishte fituar 42.60 milionë euro (53 milion dollarë) për një periudhë 12 muajsh. Së fundmi, Justin ka kënduar në remiksin e Luis Fonsi dhe Daddy Yankee, me titull 'Despacito' dhe aktualisht është kënga më e dëgjuare të gjitha kohërave me 21.1 milionë klikime. Sa është i pasur Justin Bieber? Pasuria e Justin Bieber është e grumbulluar në rreth 213 milionë euro (265 milionë dollarë) dhe paga e tij aktualisht është 64.29 euro (80 milionë dollarë),sipas "Celebrity Net Worth". Në shkurt 2010, pasuria e tij ishte cilësuar të jetë 401.000 euro (500,000 dollarë), por kjo ishte rritur fale suksesit me këngën 'Baby' dhe deri në fund të vitit, pasuria e Justin-it ishte më shumë se 4 milionë dollarë (5 milionë dollarë). Dy vite më vonë, pasuria e Justin-it ishte rritur në 32.15 milionë euro (40 milionë dollarë) dhe nga aty, Justin kishte filluar të fitonte prej 40-60 milionë euro çdo vit falë shitjes së muzikës dhe bizneseve të tjera. Si i ka fituar gjithë këto të holla Justin Bieber? Pos shitjeve nga muzika, Justin Bieber ka nënshkruar për "Adidas" përkrah yllit të "NBA", Derrick Rose dhe Venus Williams më 2012. Ai po ashtu u bë 'fytyra' e 'trupi' për Calvin Klein në 2015. 

(Kosova Sot)

11 orë e 46 minuta më parë
14/11/18