Kush është Bruno Mars dhe sa është pasuria e tij?

  • 05 February 2018 - 17:19
Kush është Bruno Mars dhe sa është pasuria e tij?

Depërtimi i Bruno Mars-it në industrinë e muzikës nuk kishte shkuar mirë në fillim.

Viti 2018 duket të jetë viti i Bruno Mars-it, kjo në bazë të dominimit të tij gjatë "60th Grammy Awards" dhe lansimit të "Finesse" (Remiks) bashkë me reperin Cardi B. Me suksesin e tij në "Grammy", turneu "24K Magic World Tour" është në kulmin e vet derisa koncertet e radhës në Mbretërinë e Bashkuar janë në Glazgou, Dablin dhe në festivalin "London's BST Hyde Park" I lindur në Havai, më 8 dhjetor të vitit 1985, Bruno Mars, emri i tij i vërtetë është Peter Gene Hernandez, është rritur në Honolulu. Mars thotë se si i ri ia kishte filluar punës, duke bërë pesë shfaqje në javë me bendin e të atit të tij, "The Love Notes". Ai do të dilte në skenë duke personifikuar Elvis Presley-in. Motra e Bruno Mars-it ka thënë se nofka 'Bruno' erdhi kur ai ende ishte si foshnjë: 'Bruno ishte gjithmonë me kaq shumë vetëbesim, i pavarur, i fortë dhe disi brutal - prandaj edhe erdhi emri Bruno, si nofkë për ta mbërthyer atë'. Këngëtari thotë se emri Bruno ishte në nderim të mundësit Bruno Sammartino. Gjatë një interviste, këngëtari ka thënë: 'Me gjasë, kur isha i vogël, isha problematik, kështu që babai im kishte filluar të më quante me këtë emër'. Më pas fillon të shpjegohet prej nga erdhi emri Mars: 'Emri "Mars" erdhi vetëm, sepse ndihesha ndryshe dhe shumë vajza më thoshin se nuk isha nga kjo botë, kështu që më dukej vetja sikur isha nga Marsi'. Lidhja me producentin Philip Lawrence Depërtimi si i rritur i Bruno Mars në industrinë e muzikës nuk kishte shkuar mirë në fillim. Në vitin 2004, këngëtari ka nënshkruar me "Motown Records", por marrëveshja 'nuk dërgoi askund' dhe ishte larguar për më pak se një vit që kishte nënshkruar. Sido që të jetë, rënia me "Motown" ishte lidhja kur Mars ka bërë me producentin Philip Lawrence. Çifti do të shkruante këngë, si atë "Lost", që ia kishin shitur te "Menudo", një bendit të djemve latin për 20,000 dollarë. Me albumin e tij të parë debutues "Doo-Wops & Hooligans", Mars ka bërë një karrierë të mirë edhe si tekst shkrues për artistët e tjerë. Ai kishte shkruar dhe bërë produksionin "Cee Lo Green's F*** You and B.o.B's Nothin' On You". Ai po ashtu ka punuar me artistët si Flo Rida, Travie McCoy dhe Alexandra Burke. Kur "Doo-Wops & Hooligans" ishte lansuar nga "Atlantic Records" më 2010, arriti "No.3" te "Billboard 200" derisa kënga e albumit "Just The Way You Are", ishte në majat e "Billboard 100". Mars ka fituar çmimin e parë "Grammy Award" për "Best Male Pop Vocal Performance" për album. Në shtator të vitit 2010, Mars ishte arrestuar në Las Vegas për posedim të kokainës. Megjithatë, ai kishte shmangur dënimin pasi kishte pranuar fajin dhe ishte dënuar me 2,000 dollarë dhe 200 orë shërbim për komunitetin. Albumi i dytë i Mars, "Unorthodox Jukebox", debutoi më "No.2" te "Billboard 200", derisa kënga kryesore "Locked Out of Heaven", preku majat e "Billboard Hot 100". Në shtator më 2013, Mars ishte shfaqur te pushimi midis pjesëve të "Super Bowl XLVIII", që ishte bërë performuesi më i ri që nga paraqitja e Justin Timberlake te "Super Bowl XXXVIII< kur ai ishte 23 vjeç. Në nëntor November 2014, Bruno Mars dhe Mark Ronson lansuan "Uptown Funk". Kënga ka debutuar me "No.1" te "Billboard Hot 100" dhe për 56 javë ishte në majat e top listës. Mars është paraqitur përsëri te "Super Bowl 50", që kishte dy paraqitje bashkë me Justin Timberlake dhe Nelly për dy paraqitje në "Super Bowl". Justin Timberlake do të ketë tri paraqitje, që e barazon atë me Gloria Estefan, kur të paraqitet këtë shkurt. Falë suksesit te "2016 Grammy Awards", Mars ka lansuar albumin e tij të tretë "24K Magic". Më 2017 ai ka filluar turneun "24K Magic World Tour" që do të përfundojë këtë verë, më 2018. Jessica Caban është e dashura e Bruno Mars-it, çifti janë bashkë që nga viti 2011. Shpërblimet e Bruno Mars-it te "Grammy" Bruno Mars e ka dominuar ngjarjen "60th Grammy Awards", duke fituar të gjashtë kategoritë në të cilat ishte dominuar. Ai ka fituar top çmimet e asaj nate: "Record Of The Year", "Song Of The Year" dhe "Album Of The Year",duke mposhtur Jay-Z, Lorde dhe Kendrick Lamar në kategorinë e fundit. Gjashtë fitoret te "2018 Grammy Awards" do të thonë se Bruno Mars tani ka pranuar 11 "Grammys" dhe 27 nominime. Cila është pasuria e Bruno Mars-it? Pasuria e Bruno Mars-it konsiderohet të jetë 110 milionë dollarë (88.27 milionë euro),sipas "Celebrity Net Worth". Ai ishte radhitur i 13-ti te "Billboard's Music Top 40 Money Makers" më 2014.

(Kosova Sot)