Hollivudi në zi, vdes aktori i njohur (foto)

  • 06 February 2018 - 14:46
Hollivudi në zi, vdes aktori i njohur (foto)

Aktori i lindur në Britani John Mahoney, i cili luajti Martin Crane në Sitcom-in amerikan “Frasier” ka vdekur në moshën 77 vjeçare.

Ai vdiq të dielën, ndërsa ishte nën kujdesin e mjekëve në Çikago.

Mahoney gëzonte një karrierë të shquar në teatër, duke fituar një çmim Tony dhe kishte një listë të gjatë të filmave dhe daljeve televizive.

Por ai do të kujtohet gjithmonë për rolin e tij në “Fraiser”. Komedia hit, e cila u zhvillua për 11 sezone nga 1993-2004.

Mahoney u propozua gjithashtu për dy çmime “Emmys” dhe dy çmime “Golden Globes”.

E gjithë bota po bën homazhe në nder të tij.

Image

(Kosova Sot)