Pas 4 dekadash, hapen hetimet për vdekjen e yllit të filmit, Natalie Wood

  • 06 February 2018 - 17:49
Pas 4 dekadash, hapen hetimet për vdekjen e yllit të filmit, Natalie Wood

Hetuesit policorë të Qarkut të Los Anxhelosit kanë shprehur dëshirën që të flasin me aktorin, tani 87 vjeçRobert Wagner luante rolin e një detektivi amator, u bë i dyshuar për një mister të vërtetë të asaj kohe - mbytjen në ujë të gruas së tij, Natalie Wood, gjatë një udhëtimi me barkë për në ishullin Santa Catalina, një vdekje, e cila ka përndjekur Hollivudin për gati 40 vjet Në serinë TV "Hart to Hart", Robert Wagner luante rolin e një detektivi amator, i cili bashkë me gruan e tij, rol që luhej nga Stefanie Powers, hetonte vrasjet dhe intrigat në mesin e elitës së Los Anxhelosit. Helmimet, rrëmbimet, kërcënimet, spiunimet - çifti i artë ballafaqohej me situata nga më të ndryshmet në këtë seri të rrjetit TV ABC, e cila u transmetua midis viteve 1979 dhe 1984. Por, këtë javë Wagner u bë i dyshuar për një mister të vërtetë të asaj kohe - mbytjen në ujë të gruas së tij, Natalie Wood, gjatë një udhëtimi me barkë për në ishullin Santa Catalina, një vdekje e cila ka përndjekur Hollivudin për gati 40 vjet. Natalie Wood ishte bija e prindërve imigrantë nga Rusia Hetuesit policorë të Qarkut të Los Anxhelosit kanë shprehur dëshirën që të flasin me aktorin, tani 87 vjeç, meqë mendojnë se kjo bisedë do t'iu ndihmojë atyre në zgjidhjen e këtij rasti. "Si rezultat i hetimeve që i kemi bërë gjatë gjashtë vjetëve të fundit, mendoj se është e nevojshme që të bisedojmë me Wagnerin", thotë zyrtari policor John Corina. "Disa prej gjërave të cilat kemi parë se ai i bëri më pas, apo nuk i bëri, në barkë, na bëjnë të themi: "kjo nuk ka kuptim aspak". Natalie Wood ishte bija e prindërve imigrantë nga Rusia. I ati i saj ishte pijanec, derisa nëna një prind manipulues, e cila donte me çdo kusht që vajza e saj të bëhej yll i filmit. Në mënyrë që ta bënte të qante Natalien 7 vjeçe në një audicion, ajo ia tregoi rrëfimin në të cilin një djalë ia shkulte zogut krahët për së gjalli. Bënin një jetë për shtatë palë qejfe në Beverlli Hills U bë si u bë, Wood me të vërtetë u bë një yll-fëmijë, pasi luajti në filmin e vitit 1947, "Miracle on 34th Street", e më pas aktroi me sukses edhe kur u rrit, në hitet, si "Rebel Without a Cause" dhe "West Side Story". Ajo mori tri nominime për Oskar, por pati edhe shumë probleme psikike. Edhe Robert Wagner ka një prejardhje nga prindër të varfër. Ai arriti famën gjatë viteve 1950 me filmat e luftës dhe ata vesternë. Ai u martua me Natalie Wood në vitin 1957, kur ajo kishte vetëm 19 vjet, e ai kishte 28. Ata luajtën së bashku në filmin e studios MGM, "All the Fine Young Cannibals". Ky film dështoi, por ata mbetën njëri ndër çiftet e arta të Hollivudit. Megjithatë, në vitin 1962 u shkurorëzuan dhe, më pas, patën lidhje të shumta me të tjerë, ajo me emrat si Warren Beatty, Frank Sinatra dhe Steve McQueen, derisa ai me Joan Crawford, Elizabeth Taylor dhe Anita Ekberg. Ata patën edhe martesa të tjera, që zgjatën shkurt. Në vitin 1972 ata u lidhën përsëri dhe u rimartuan. Ata patën një vajzë dhe bënin një jetë për shtatë palë qejfe në Beverlli Hills. Por, Wood përsëri filloi që të ndihej keq. Ajo filloi që të jepej pas ilaçeve kundër dhembjes dhe pas alkoolit. Në atë kohë Wagner ishte në kulmin e famës, me filmin "Hart to Hart". Pas një shëtitje me jaht, rreth orës 1.30 Wagner telefonoi policinë, duke paraqitur zhdukjen e gruas. Wood u gjet disa orë më pas, e vdekur, duke qëndruar pezull mbi ujë. Autopsia tregoi se vdekja ishte aksidentale. Wood nuk dinte të notonte. Hetimet u rihapën në vitin 2011. 

(Kosova Sot)