Bota e fshehur në Afrikë

  • 08 February 2018 - 12:24
Bota e fshehur në Afrikë

KRITIKË E FILMIT 'BLACK PANTHER'

Filmi i shumëpritur i regjisorit Ryan Coogler, i bazuar te yjet e "Marvel Comics", sjell në rolet kryesore Chadwick Boseman, Lupita Nyong'o, Michael B. Jordan dhe Daniel Kaluuya

Në një kohë të pacaktuar, Marvel i çon superheronjtë e vet në një vend ku nuk kishin qenë kurrë më parë, gjë që shihet shumë edhe te filmi "Black Panther". Është e qartë se ende gjendeni në universin e "Marvel"-it, por kësaj here shihni atë që nuk e keni parë ndonjëherë tjetër: një botë të fshehur e të humbur në Afrikë, të karakterizuar nga traditat mbretërore dhe çuditë teknologjike, që ofrojnë mundësi të reja dramatike dhe vizuale.

Vendi i mbuluar me re

Duke shënuar sukses aty ku të tjerëtkanë dështuar, Marvel dhe Disney tani kanë një vigan tjetër komercial, edhe pse do të jetë interesant të shikohet se si do të pritet ky film në disa tregje të huaja, ku tradicionalistët e industrisë thonë se, filmat e tillë, ndonjëherë dështojnë. Edhe pse regjisori dhe bashkë-skenaristi Ryan Coogler (Fruitvale Station, Creed) e vendos ngjarjen e filmit në Okland, Kaliforni, zemra e filmit gjendet në Afrikë. Në njërin prej trillimeve mashtruese të filmit, vendi i mbuluar me re Uakanda, mban të tjerët larg, duke u shtirë sikur njëri ndër vendet më të varfra në botë dhe duke kufizuar numrin e vizitorëve.

Mrekullitë natyrore

Në fakt, ky vend posedon një teknologji tepër të përparuar dhe ka një metropol i cili jeton bashkë me jetën e rrugës dhe me mrekullitë natyrore. Ajo që e mundëson tërë këtë, është një substancë e minierave, e quajtur vibranium, e cila është burim i energjisë, sikur që është edhe energjia bërthamore. Rolet në këtë film i luajnë: Chadwick Boseman, Michael B. Jordan, Lupita Nyong'o, Danai Gurira, Martin Freeman, Daniel Kaluuya, Letitia Wright, Winston Duke, Sterling K. Brown, Florence Kasumba, John Kani, Angela Bassett, Forest Whitaker, Andy Serkis. Regjinë e ka bërë Ryan Coogler, derisa skenarin e kanë shkruar Ryan Coogler dhe Joe Robert Cole, bazuar në librat komikë të "Marvel"-it, të shkruar nga Stan Lee dhe Jack Kirby. 

(Kosova Sot)