Krejt çfarë duhet të dini për "Grammy Awards"

  • 09 February 2018 - 15:47
Krejt çfarë duhet të dini për

ADHURUESIT JANË DUKE PRITUR SE ÇFARË LLOJ DRAME DO TË SJELLË KJO CEREMONI SIVJET

Është interesant se në 20 vjetët e fundit ishin vetëm dy artistë me ngjyrë që e kishin fituar çmimin kryesor "Album of the Year". Po ashtu, edhe këngëtarja Adele, në një intervistë, kishte thënë se Beyonce duhet të kishte fituar çmimin "Album of the Year" më 2017 për albumin "Lemonade" 

Ngjarja "2018 Grammy Awards" është ngjarje e veçantë dhe me nominimet, adhuruesit janë duke pritur se çfarë lloj drame do të sjellë kjo ceremoni sivjet. Me ngjarjen "Grammy" që sivjet mbush plot 60 vjet këtë vit, ceremonia do të kthehet në Nju- Jork derisa nikoqir i mbrëmjes do të jetë James Corden. Disa nominime të ndryshme për 'Grammy" ishin nominuar më 28 nëntor 2017 me Jay Kendrick Lamar dhe Bruno Mars. Është interesant se në 20 vjetët e fundit ishin vetëm dy artistë me ngjyrë që e kishin fituar çmimin kryesor "Album of the Year". Po ashtu, edhe këngëtarja Adele, në një intervistë kishte thënë se Beyonce duhet të kishte fituar çmimin "Album of the Year" më 2017 për albumin "Lemonade", kur ajo kishte marrë çmimin për albumin "25". 

Ku mbahet ngjarja "Grammy Awards"?

Pasi viti 2018 ka shënuar ditëlindjen e gjashtëdhjetë të "Grammy Awards", atëherë 'ceremonia do të kthehet në qytetin e Nju- Jorkut, më saktësisht te "New York City's iconic Madison Square Garden", ngjarje kjo që për 15 vjet rresht ishte mbajtur në qytetin e Los Anxhelosit.

Kush është nominuar për "Grammy Award"?

Jay Z udhëheq nominimet e "2018 Grammy" me tetë, përfshirë këtu edhe për "Album of the Year" për "4:44". Me 21 "Grammy" të fituara dhe me 74 nominime, reperi është ofruar me Stevie Wonder dhe Georg Solti duke u bërë artisti më i nominuar në historinë e "Grammys". 

(Kosova Sot)