Kush është Taylor Swift, sa pasuri ka dhe prej nga i fiton të hollat?

  • 09 February 2018 - 15:50
Kush është Taylor Swift, sa pasuri ka dhe prej nga i fiton të hollat?

"REPUTATION", NJË NGA ALBUMET MË TË SHITURA NË AMERIKË

"Reputation Tour 2018" tashmë ka shitur 180 milionë dollarë në vlerë të biletave

Pasuria e Taylor Swift-it është rreth 380 milionë dollarë, në llogaritjen e vitit 2017 nga "Celebrity Net Worth". Sipas revistës "Forbes", Swift ishte personi i nëntë më i pasur femër nga industria e argëtimit

Albumi i fundit i Taylor Swift, i titulluar "Reputation", është shitur në 1.26 milion kopje në javën e parë të lansimit dhe është bërë një nga albumet më të shitura në Amerikë në vitin që e lamë pas. Ky është një nga tre albumet që ka shitur më shumë se një milion kopje që në javën e parë të lansimit. Me albumin e saj në pozitat e para në vendet si në Australi dhe Kanada, adhuruesit kishin një përgjigje për këngën e Taylor Swift-it me titull 'Look What You Made Me Do' - që do të jetë "Reputation World Tour" më 2018, derisa ajo kishte gjashtë lidhje të reja vetëm në Mbretërinë e Bashkuar. "Reputation Tour 2018" tashmë ka shitur 180 milionë dollarë në vlerë të biletave që ka ndikuar në ngritjen e pasurisë së saj në 380 milionë dollarë.

Kush është Taylor Swift?

Taylor Swift ka lindur në Pensilvani më 3 dhjetor 1989, nga i ati i saj Scot, që ishte këshilltar financiar, dhe nëna Andrea. Ajo kishte lëvizur pa u ndalur në Neshvil nga mosha e saj njëmbëdhjetë vjeçe për të ndjekur karrierën e saj muzikore. Swift përfundimisht lëvizjen e madhe e bëri në moshën 14 vjeçe, kur i ati i saj ia ka dalë ta transferojë në Neshvill, zyrën e tij në Merrill Linç. Duke punuar me tekst shkrues nga "Music Row", Swift kishte krijuar një ekip dhe partneritet me Liz Rose, e cila ka bashkë-shkruar 20 këngë me këngëtaren, përfshirë 'White Horse' dhe 'Teardrops on My Guitar'. Albumi i saj i parë, "Taylor Swift", ishte lansuar më 2006 dhe për 157 javë ajo ishte te "Billboard 200" - albumi më i gjatë që kishte qëndruar aty. Me profilin e saj në ngritje, erdhën edhe lidhjet dhe ndarjet në marrëdhënie. Ajo ishte në lidhje me Joe Jonas, Jake Gyllenhaal, John Meyer dhe Harry Styles, e i dashuri aktual i saj është aktori britanik Joe Alwyn. Suksesi më i madh i Taylor-it pa kurrfarë dyshimi erdhi në vitin 2017. Përkrah suksesit të saj me albumin "Reputation", Taylor Swift ishte shpallur nga revista "TIME" si "Person of the Year 2017" si një nga 'Silence Breakers', pasi kishte dëshmuar për faktin se ishte ngacmuar nga DJ David 'Jackson' Mueller në vitin 2013 si dhe kishte marrë pjesë në fushatën "#MeToo". Pas fitores në gjyq, Swift ka folur për përvojat e saj: "Këshilla ime është mos ta fajë- soni vetveten dhe mos pranoni fajin kur të tjerët duan t'jua veshin. Nuk duhet të fajësoheni se prisni 15 minuta ose 15 ditë ose 15 vite për të raportuar një ngacmim seksual", ka thënë ajo në një intervistë me revistën "TIME".

Sa është pasuria e Taylor Swift-it?

Pasuria e Taylor Swift-it është rreth 380 milionë dollarë, në llogaritjen e vitit 2017 nga "Celebrity Net Worth". Sipas revistës "Forbes", Swift ishte personi i nëntë më i pasur femër nga industria e argë- timit me një pasuri prej 280 milion. Me gjasë nuk i kanë marrë parasysh biletat e shitura nga "Reputation 2018 World Tour", që kanë arritur shifrën prej 180 milionë.

Si e bëri ajo këtë pasuri?

Pasi gjeneron një shumë të majme të hollash nga albumet dhe shitjet e këngëve, një shumë e madhe të të hollave të saj vjen nga koncertet. Turneu i saj "1989 Tour" i kishte siguruar 184.5 milionë derisa ky i fundit ,e gjasë i sjell midis 390 dhe 510 milionë. 

(Kosova Sot)