Ana dhe Christian, luftë për dominim

  • 10 February 2018 - 08:39
Ana dhe Christian, luftë për dominim

KRITIKË E FILMIT "FIFTY SHADES FREED"

Martesa mund t'i ndryshojë shumë njerëz për të mirë, por këtu ajo ka një efekt tjetër 

Në fund të filmit, Christian dhe Ana nuk janë më një burrë i pasur me një të dashur të shtresës së mesme, por dy njerëz të pasur të cilët i tregojnë njëri-tjetrit se si dhe pse u bënë të pasur. Filmi përfundon me një puthje 'të yndyrshme' franceze.

Çdo fjalë është një botë e sigurt në filmin "Fifty Shades Freed", një seri e zhytur me stoli Swarovski, duke mos kursyer aspak shpenzimet, për t'iu dhënë Anastasia Steeles dhe Christian Greyt një martesë të ëndrrave dhe një muaj të tmerrshëm të mjaltit, që fansat e tyre kanë pritur me vite të tëra. Kësaj here Grey kryesisht gjendet në përqafimin e burrit të saj, edhe pse përsëri kemi të bëjmë me "hijet" e famshme. Filmi "Fifty Shades Freed" fillon aty ku shumica e romancave të tjera do të mbaronin. Kemi të bëjmë me një trilogji rreth një gruaje sharmante, inteligjente të re, me sasinë e mjaftueshme të vetëdijes dhe sensit të humorit për vetveten, e cila duket se ka prirje për një monogami të mërzitshme me njeriun më të mërzitshëm në botë. Ky mund të jetë përshkrimi më purgativ i romancës moderne, aktualisht në biznes

PUSHIMET LUKSOZE

Gratë (edhe burrat, por kryesisht gratë) shkojnë në kinema për t'u kakarisur me parashikimet e Anastasia Steele (Dakota Johnson) një grua e cila sipas të gjitha të dhënave nuk mund të rrijë pa Christian Grey (Jamie Dornan). Në "Freed", ata kapen, meqë ky është manifestimi më i madh i romancës të cilën mund ta ofrojnë këta filma, shoqëruar me një muaj të mjaltit në Paris dhe me një dhuratë afër Kullës së Eiffel-it. Ana fillon që të zemërohet nën kontrollin obsesiv posesiv të Christian-it mbi të. Në ndërkohë, merret vesh se shefi i vjetër i Ana-s, Hyde, është kthyer për t'u hakmarrë pasi që Christian ia kishte vjedhur të dashurën dhe ia kishte blerë kompaninë. Fatmirësisht, filmi është i tillë që e harron këtë ngjarje dhe përqendrohet te pushimet luksoze dhe te skenat e seksit. Ky film i trajton skenat e seksit, ashtu sikur seria "Fast and Furious" trajton garat me automobila. Protagonistët kanë mënyra të reja të eksitimit, si në, po ashtu edhe jashtë dhomës së gjumit.

DY NJERËZ TË PASUR

Filmi supozon se, ajo që ne duam të shohim, është Ana duke gjetur lirinë e saj të brendshme dhe ta mundë Christianin në këtë apo atë mënyrë, prandaj luan në këtë kartë gjatë skenave të para, derisa Ana të ulet në vendin e shoferit në veturën e Christian'it të markës "Audi". Natyrisht, zbulimi i vërtetë është se Ana dhe Christian luftojnë për dominim. Në shtëpinë botuese, ku punon ajo dhe të cilën e ka blerë Christian, ajo promovohet në redaktore, punë e cila shoqërohet me një përgjegjësi të madhe dhe me një orar të gjatë të punës. Dëshira e saj për një fuqi më të madhe në martesë, dhe në karrierë, sado qesharake që mund të jetë, nuk manifestohet në dhomën e gjumit, ku Ana zakonisht dorëzohet. Ana shqetësohet nga mendimi se, ia kanë dhënë atë vend të punës, vetëm për shkak se burri i saj ishte pronar i kompanisë, por Christian e siguron atë se e ka marrë atë vend të punës me meritë dhe talent. Më pas, gjatë filmit, Christian përjeton një moment 'kisha mundur të isha unë'. Tani është radha e Ana's për ta ngushëlluar atë: "Ti ke përparësi të mëdha", i thotë atij. Në fund të filmit, Christian dhe Ana nuk janë më një burrë i pasur me një të dashur të shtresës së mesme, por dy njerëz të pasur të cilët i tregojnë njëri-tjetrit se si dhe pse u bënë të pasur. Filmi përfundon me një puthje 'të yndyrshme' franceze për fansat e tij: një montazh me momente të preferuara nga tërë seria, edhe pse, dorën në zemër, më shumë nga dy filmat e parë, të shoqëruar me këngën "Love Me Like You Do" të Ellie Goulding nga pjesa "Fifty Shades of Grey.

"FIFTY SHADES FREED"

Produksioni: "Universal Pictures" në bashkëpunime "Perfect World Pictures". Producentë: Michael De Luca, E.L. James, Dana Brunetti, Marcus Viscidi. Regjisor: James Foley. Skenari: Niall Leonard, nga romani i E.L. James. Kamera: John Schwartzman. Editorë: Richard Francis-Bruce, Debra Neil-Fisher. Music: Danny Elfman. Rolet: Dakota Johnson, Jamie Dornan, Eric Johnson, Rita Ora, Luke Grimes, Victor Rasuk, Jennifer Ehle, Marcia Gay Harden, Eloise Mumford, Max Martini, Arielle Kebbel, Brant Daugherty, Amy Price-Francis, Tyler Hoechlin.

(Kosova Sot)