Si e përshtat Putini historinë për të kënaqur nevojat politike

  • 11 February 2018 - 10:44
Si e përshtat Putini historinë për të kënaqur nevojat politike

 

KRITIKË E LIBRIT "THE LONG HANGOVER - PUTIN'S NEW RUSSIA AND THE GHOSTS OF THE PAST", TË AUTORIT SHAUN WALKER

Kur Putin erdhi në pushtet,në vitin 2000,edhe vetë ishte produkt i asaj shpërbërjeje traumatike të atdheut të tij

SHKRUAN: SVETLANA SAVRANSKAYA

"The Long Hangover" flet edhe për rimëkëmbjen e gjatë dhe të mundimshme nga shpërbërja e BRSS-së, një ngjarje e cila tronditi edhe ata që nuk kishin besim të vërtetë në sistemin sovjetik. Kjo temë përmendet në shumë libra dhe memoare të shkruara së fundmi, derisa njerëzit përpiqen që ta shpjegojnë rishfaqjen globale të Rusisë, pasi që aneksoi Krimenë

Ky libër duket sikur një kujtim udhëtimesh. Autori udhëton nëpër luftërat aktuale dhe të kaluara të Rusisë, nëpër kujtimet e propagandës së luftërave. Subjekt i librit "The Long Hangover", sikur që thotë edhe vetë autori Shaun Walker, "është ngritja e fitores së luftës në nivelin e një ideje nacionaliste në Rusi". Më në përgjithësi, memoria historike në Rusinë post imperialiste, një vend i cili është duke tentuar që ta ndërtojë një identitet post sovjetik, është tema kryesore e cila lidhë 12 kapitujt që përfshijnë një hapësirë gjeografike nga Magadan, në verilindjen e largët, deri te Krimea, në jugperëndim.

"The Long Hangover" flet edhe për rimëkëmbjen e gjatë dhe të mundimshme nga shpërbërja e BRSSsë, një ngjarje e cila tronditi edhe ata që nuk kishin besim të vërtetë në sistemin sovjetik. Kjo temë përmendet në shumë libra dhe memoare të shkruara së fundmi, derisa njerëzit përpiqen që ta shpjegojnë rishfaqjen globale të Rusisë, pasi që aneksoi Krimenë. Walker beson se "mënyra e veçantë në të cilën u shpërbë BRSS-ja, si dhe vakumi i ideve dhe qëllimeve që la prapa, nënvlerësohen kur flitet për të kuptuar Rusia dhe tërë bota post sovjetike".

ISH I BURGOSURI GULAG

Svetlana Alexievich, e cila kishte lindur në BRSS dhe kishte fituar çmimin e Nobelit në letërsi, duket se e thotë të njëjtën gjë në shkrimet e saj të bazuara te intervistat me njerëzit të cilët kishin përjetuar tranzicionin nga një socializëm hipokrit dhe të prapambetur, por të parashikueshëm të viteve 1980, në një kapitalizëm aspak më pak hipokrit të viteve 1990. Vendi dhe banorët e tij papritmas humbën diçka më shumë sesa stabilitetin; ata humbën ndjenjën e përkatësisë ndaj diçkaje më të madhe sesa jeta, ndjenjën e tyre të orientimit. Walker është reporter i "Guardian"-it, i cili mbulonte Rusinë dhe ka jetuar në Moskë për disa vite, prandaj edhe e flet rrjedhshëm rusishten. Duke bërë kërkime për këtë libër, ai udhëtoi deri në këndet më të largëta të ish- BRSSsë, duke intervistuar njerëz, zëri i së cilëve rrallë dëgjohet, sidomos në Perëndim: një ish i burgosur gulag që vazhdon të jetojë në Magadan, një çeçen i cili luftoi kundër rusëve në Luftën e parë të Çeçenisë, e i cili tani lufton përkrah rusëve në Ukrainën lindore, një historian amator i cili ka organizuar një muze të gulagut në apartamentin e tij, si dhe me një rebel të nivelit të lartë në Donetsk.

Autori duhet të jetë një dëgjues i mirë dhe një intervistues i kujdesshëm, për ta fituar besimin e të gjithë këtyre njerëzve. Në fakt, pjesa më mbresëlënëse e librit ka të bëjë me atë që thotë se ishte tepër i lidhur emocionalisht me subjektet e veta. Ai i merr seriozisht rrëfimet e njerëzve që i interviston, duke mos injoruar përvojat e tyre. Pjesa më e madhe prej tyre shprehin mbështetje për drejtimin në të cilin është duke e çuar vendin presidenti Vladimir Putin. Walker është afër që të dëshmojë se, kur Putin erdhi në pushtet në vitin 2000, edhe vetë ai ishte produkt i asaj shpërbërjeje traumatike të atdheut të tij, si dhe ka përjetuar situatën e vështirë të viteve 1990.

Ai shpëtoi pa ndonjë pasojë të madhe, por ato vite e mësuan atë se si të mos i bënte gjërat. Ai mori postin më të lartë në një vend i cili ishte demoralizuar, frikësohej nga shpërbërja dhe që tanimë ishte zemëruar me Perëndimin. Putin dëgjoi me vëmendje mendimet e njerëzve dhe i përshtati ato me dhelpëri për ta forcuar pushtetin politik dhe mbështetjen e popullit. Premtimi i tij, për ta bërë Rusinë përsëri madhështore, tanimë ka filluar që të realizohet. Politikat e mençura makroekonomike dhe ngritja e çmimit të naftës ndihmuan, derisa ai u ballafaqua me një shoqëri të përçarë dhe me lajthitje rreth historisë.

ANEKSIMI I KRIMESË

Historia përsëri u bë fushëbetejë, sikur që ishte edhe gjatë viteve të perestroikas - vetëm se asokohe beteja zhvillohej nga reformuesit e Gorbachevin, të cilët donin të mbulonin 'pikat e bardha' të historisë, sikur që ishin ekzekutimet në Katyn, ku policia sekrete sovjetike vrau më shumë se 20,000 polakë në vitin 1940, duke ua hedhur nazistëve fajin për këtë, si dhe spastrimet e bëra nga Stalin. Kësaj here, në vitet 2000, nevojitej një histori e dobishme për të vazhduar me ndërtimin e një shteti të fortë, të Rusisë së madhe.

Që nga viti 2009, kur Kremlini formoi komisionin për të parandaluar falsifikimin e historisë, shkrimi i historisë kombëtare u bë prioritet nacional. Në vitin 2013, Putin apeloi për krijimin e teksteve të unifikuara të historisë për shkollën e mesme. Në një shoqëri ku dukej se askush nuk mund të merrej vesh për asgjë, kujtimi ndaj Luftës së mëdha patriotike, sikur që quhej Lufta II Botërore në BRSS, ishte gjëja e vetme e përbashkët. Derisa Walker shkruan rreth përdorimit dhe keqpërdorimit të memories historike, duke prekur tematikën e luftës, gulagut, deportimin e popullsive të tëra, luftërat në Çeçeni, Olimpiadën në Soçi dhe aneksimin e Krimesë, rrë- fimet e tij më origjinale vijnë nga lufta aktuale në Ukrainë.

(Kosova Sot)