Kevin Costner dhe Woody Harrelson, gjahtarë kundër plaçkitësve të bankave - Kulturë - Kosova Sot
Kevin Costner dhe Woody Harrelson, gjahtarë kundër plaçkitësve të bankave

Kevin Costner dhe Woody Harrelson, gjahtarë kundër plaçkitësve të bankave

FILMI "BONNIE & CLYDE" FLET PËR BANDËN QË VRET 134 POLICË

Hamer dhe Gault vijnë nga pensionimi për t'i ndjekur këta dy keqbërës që kanë bërë krime të shumta në udhëtim e sipër derisa bashkë me bandën e tyre po bënin namin në Amerikën Qendrore.

Kevin Costner dhe Woody Harrelson po bashkohen për një film që do t'i vërë ata në ndjekje apo do t'i shndërrojë në gjahtarë për plaçkitësit e bankave, Bonnie Parker dhe Clyde Barrow. Sipas "Deadline", rrjeti "Netflix" ka bërë me dije që çifti i aktorëve do të aktrojnë Renxherin e Teksasit me emrin Frank Hamer dhe ish-partnerin e ishin në komision për hetues special për t'i dhënë fund kësaj bande që thuhet se kishin vrarë së paku 134 policë dhe shumë të tjerë. "The Highwaymen" tregimin e thotë nga perspektiva e Hamer-it. Ai ishte një Renxhet i modës së vjetër të Teksasit, që u kishte mbijetuar 100 luftërave me armë dhe kishte vrarë hiq më pak se 53 njerëz. Regjinë e filmit do ta bëjë Lee Hancock ("The Blindside"), derisa në film do të shfaqen edhe aktorët si Kathy Bates (Misery), John Carroll Lynch (American Horror Story: Freak Show), Kim Dickens (Fear the Walking Dead), Thomas Mann (Kong: Skull Island), and William Sadler (The Shawshank Redemption). 

(Kosova Sot)

21 orë e 28 minuta më parë
23/09/18