Deri në vitin 2050 njerëzit do të komunikojnë me mendime

  • 19 February 2018 - 18:41
Deri në vitin 2050 njerëzit do të komunikojnë me mendime

PARASHIKIMET E EKSPERTËVE TË INTELIGJENCËS ARTIFICIALE 

Qeveritë e së ardhmes do të konsultohen me Inteligjencën Artificiale para miratimit të ligjeve

Në një ekspozitë në Dubai, u tha se, deri në këtë kohë, njerëzit më nuk do të komunikojnë me fjalë, por me anë të një "vetëdijeje kolektive të inteligjencës artificiale", duke përdorë vetëm mendimet  

Të gjithë ne kemi parë filma futuristikë, ku alienët komunikojnë vetëm me mendime, pa folur fare. Sipas organizatorit të një ekspozite në Dubai, një gjë të tillë do ta arrijnë edhe njerëzit, hiç më larg sesa viti 2050.

Avatari hibrid biometrik i inteligjencës

Në vend se me fjalë, njerëzit do të komunikojnë nëpërmes një 'vetëdijeje kolektive të inteligjencës artificiale', e cila do të ketë përbërje të njëjtë me trurin e njeriut dhe e cila do ta dijë se çka mendon kushdo. E quajtur HIBA (Hybrid Intelligence Biometric Avatar - Avatari hibrid biometrik i inteligjencës), kjo vetëdije do ta mundësojë këmbimin e informatave midis njerëzve. Këtë e thotë Marko Krajnovic, i cili organizoi një ekspozitë në Dubai, gjatë javës, ku u paraqitën parashikimet e ekspertëve të inteligjencës artificiale. Në këtë ekspozitë, HIBA paraqitet nga një impresion artistik, duke iu thënë përdoruesve: "Unë jam bërë nga ju. Ju më kompletoni dhe më ndihmoni të rritem. Ju ma mundë- soni evoluimin, me çdo sinergji unë mësoj më shumë, përmes këtij uniteti ne mund të arrijmë gjëra të mëdha".

Lidhja e mendjeve të ndritura

Kjo ekspozitë ka katër dhoma: një dhomë të artit, një dhomë kabinet, jë dhomë për dështimet e IA (inteligjencës artificiale) dhe një dhomë dedikuar HIBA-s. Dhoma e artit tregon sesi mund të përdoret teknologjia për të bërë art me dhe pa pjesëmarrjen e njerëzve, si dhe gjashtë vepra muzikore, që janë krijuar nga IA. Në dhomën kabinet ekspozita tregon sesi qeveritë dhe ministritë e së ardhmes do të marrin këshilla dhe do të konsultohen me IA para miratimit të ligjeve. Sa për ta krijuar një balancë, tregohet edhe si 'IA shkon në dhomën e gabimeve', ku jepen ca shembuj të gabimeve të bëra nga IA, të cilat mund të ndikojnë te lindja e paragjykimeve ndaj saj te programorët njerëz. 'HIBA do ta ketë mundësinë që të lidhë mendjet më të ndritura të njerëzimit, duke krijuar nga to një inteligjencë hibride", thotë autori i ekspozitës.  

(Kosova Sot)