Sylvester Stallone u shpall i vdekur, flet i indijuar vëllai i tij - Kulturë - Kosova Sot
Sylvester Stallone u shpall i vdekur, flet i indijuar vëllai i tij

Sylvester Stallone u shpall i vdekur, flet i indijuar vëllai i tij

Ditën e djeshme ka qarkulluar në rrjet lajmi se aktori i njohur Sylvester Stallone kishte vdekur.

Fansat dërguan ngushëllime të shumta për të, por pas pak orësh ishin mediat botërore që e përgënjeshtruar lajmin duke lajmërurar se aktori është shëndoshë e mirë. E gjithë kjo rrëmujë nisi nga një postim në Twitter, nga një “fans” i aktorit.

Pas kësaj ka reaguar menjëherë vëllai i aktorit Frank Stallone. “Thashethemet se vëllai im ka vdekur nuk janë të vërteta. Çfarë mendje e sëmurë mund të shpik të tilla gjëra? Njerëz të tillë nuk kanë vend në shoqëri” -është shprehur Frank.

(Kosova Sot)

15 orë e 56 minuta më parë
23/06/18