Three Billboards Outside Ebbing, Missouri" u zgjodh filmi më i mirë

  • 20 February 2018 - 18:03
Three Billboards Outside Ebbing, Missouri

NDAHEN ÇMIMET "BAFTA 2018"

J anë bërë të ditur fituesit e çmimit të Akademisë Britanike të Filmit dhe Arteve Televizive (BAFTA) për vitin 2018. Ceremonia e 71-të e BAFTA u organizua në "Royal Albert Hall" në Londër. Angelina Jolie, Jennifer Lawrence, Natalie Dormer, Salma Hayek si dhe Duka i Kembrixhit, princi William dhe bashkëshortja e tij, dukesha e Kembrixhit, Kate, ishin në mesin e atyre që u shfaqën në qilimin e kuq.

Gary Oldman fitoi çmimin aktori më i mirë për rolin e tij në filmin "Darkest Hour"

Filmi "Three Billboards Outside Ebbing, Missouri" i regjisorit anglez Martin McDonagh u zgjodh filmi më i mirë. Aktorja kryesore e filmit, Frances McDormand u zgjodh aktorja më e mirë. Filmi gjithashtu fitoi edhe çmimet filmi më i mirë në kategorinë dramë, aktori më i mirë ndihmës, skenari më origjinal dhe filmi më i mirë anglez. Ndërkohë aktori anglez Gary Oldman fitoi çmimin aktori më i mirë për rolin e tij në filmin "Darkest Hour". Ndërsa regjisori më i mirë u zgjodh meksikani Guillermo Del Toro i filmit "The Shape of Water". Çmimet BAFTA të cilat çdo vit ndahen 2 javë para çmimeve Oskar, janë një paralajmërues i mirë rreth çmimeve më të mëdha, Oskar, pra.

KATEGORITË DHE FITUESIT E
ÇMIMIT "BAFTA" JANË:
Filmi më i mirë: Three Billboards Outside Ebbing, Missouri
Regjisori më i mirë: Guillermo Del Toro (The Shape Of Water)
Aktori më i mirë: Gary Oldman (Darkest Hour)
Aktorja më e mirë: Frances
McDormand (Three Billboards Outside Ebbing, Missouri)
Aktori më i mirë dytësor: Sam
Rockwell (Three Billboards Outside Ebbing, Missouri)
Aktorja më e mirë ndihmëse: Allison Janney (I, Tonya)
Skenari më i mirë origjinal: Three Billboards Outside Ebbing, Missouri
Dokumentari më i mirë: I Am Not Your Negro
Filmi më i mirë anglez: Three Billboards Outside Ebbing, Missouri
Kinematografia më e mirë: Blade Runner 2049
Skenari më i mirë i përshtatur: Call Me by Your Name
Filmi më i mirë i animuar: Coco
Filmi më i mirë i huaj: The Handmaiden
Dizajni më i mirë i produksionit: The Shape Of Water
Efekti vizual më i mirë: Blade Runner 2049
Flokët dhe grimi më i mirë: Darkest Hour
Dizajni më i mirë i kostumeve:
Phantom Thread
Zëri më i mirë: Dunkirk
Muzika më origjinale: The Shape Of Water

(Kosova Sot)