Shpëtimi i 102 pengjeve, që ishin marrë nga fluturimi "Air France" - Kulturë - Kosova Sot
Shpëtimi i 102 pengjeve, që ishin marrë nga fluturimi "Air France"

Shpëtimi i 102 pengjeve, që ishin marrë nga fluturimi "Air France"

KRITIKË FILMIT '7 DAYS IN ENTEBBE'

Tensionimi shpejt dobësohet,kur aksioni kalon në Jerusalem 

Aktorët Daniel Bruhl dhe Rosamund Pike sjellin në skenë radikalët gjermanë në trilerin e Jose Padilha-, që flet për lirimin e pengjeve izraelite të vitit 1976 nga një fluturim i kidnapuar "Air France" që kishte ndërruar drejtim për në Ugandë. Shfaqet një pjesë e vallëzimit të koreografit izraelit Ohad Naharin që hapet me "7 Days in Entebbe". Këto skena vallëzimi kanë një fuqi shprehëse, një energji emocionale kinetike që vjen në ngjarjen e vitit 1976, kur forcat kundër terroriste shpëtojnë 102 pengje që ishin marrë nga fluturimi "Air France" që qëllim kishte të shkonte në TelAviv. Në linjën e zjarrit, aty shprehet dhe dashuria midis një ushtari special të operativës së Izraelit (Ben Schnetzer) dhe të dashurës së tij valltare (Zina Zinchenko). "Unë luftoj në mënyrë që ti të vallë- zosh", i thotë ai asaj në një nga rreshtat e skenarit të bërë nga Gregory Burke ('71). 

Militantët gjermanë

Territoret kyçe që janë të lidhura me këtë rast janë vendet si Izraeli, Franca, Gjermania, që me gjasë mund të shtojnë më shumë interesim për filmin. Më shumë se diafilma të tjerë, ky film duket si një kalimtar rasti, në krahasim me filmat, si: "United 93" ose "Zero Dark Thirty". Rosamund Pike, që bën shumë gjëra të çmendura që bien në sy si dhe aktorin me mjekër Daniel Bruhl, bëjnë gjithçka, e në qendër të vëmendjes janë, Brigitte Kuhlmann dhe Wilfried Bose. Militantët gjermanë që kanë simpati për palestinezët dhe kauzën e tyre, ata janë në qendër të vëmendjes në sensin që radikalët palestinez ia mësyjnë operacionit. Filmi ka një fillim premtues, me grafika të kuqe dhe të guximshme që nga dita e parë e kidnapimit, derisa gjërat i planifikojnë në Gjermani dhe në Frontin Popullor për Çlirimin e Palestinës, në kampin trajnues në Jemen. Bose shfaqet në një gjendje ankthi të ëmbël në aeroportin e Athinës, kur fluturimi i Parisit ndalon për t'u mbushur me derivate, derisa Brigitte është enigmatike, së paku deri në momentin kur fillon t'i marrë pilulat ë aeroplan. Pjesërisht ky është një ankth i kohës moderne, kur katër njerëzit e përfshirë nxjerrin armët dhe marrin kontrollin mbi aeroplanin. Por tensionimi shpejt dobësohet kur aksioni kalon në Jerusalem.  

Dy figurat politike

Kryeministri i Izraelit Yitzhak Rabin (Lior Ashkenazi) është njoftuar për kidnapimin gjatë një takimi të kabinetit të tij në të cilën mbledhje ai refuzon kërkesat e ministrit të Mbrojtjes Shimon Peres (Eddie Marsan) për të rritur shpenzimet e ushtrisë. Skenaristi Burke redukton këto dy figura politike përmes karakterizimeve të thjeshta. Kur fluturimi arrin në Bengazi në Entebe, Ugandë, me kidnapuesit, pjesëtarë dhe udhë- tarët mirëpriten nga diktatori Idi Amin (Nonso Anozie), e gjermanët menjëherë lihen nga anash. Të udhëzuar që udhëtarët t'i mbajnë nën kontroll dhe t'i tmerrojnë, ku palestinezët marrin kontrollin për negociata, Bose rritet më shumë në introspektivë. Përderisa mundësia për t'i vrarë pengjet bëhet gjithnjë e më reale, paralajmërimet e të dashurit të Brigitte-s nga shtëpia pasqyrohen në vrasjen e hebrenjve nga gjermanët. Brigitte-s i shprehet se ky operacion është shumë i rrezikshëm për një femër, ajo prek atë butonin prej një femre dhe ofron një përgjigje të bujshme: "Unë jam një revolucionare". Por kjo nuk është asgjë në krahasim me një qasje më vonë: "Unë vetëm ia kam frikën jetës pa ndonjë kuptim". Në Izrael, zyrtarët flasin rreth mundësive për t'i liruar rreth 50 militantë nga burgjet e tyre. Qeveria e Izraelit dhe politika e tyre qëndron mbi faktin se ata nuk negociojnë me terroristët. 

Kompanitë e produksionit: "Working Title Films", "Participant Media"

Distribucioni: "Focus Features" Rolet kryesore: Rosamund Pike, Daniel Bruhl, Eddie Marsan, Lior Ashkenazi, Denis Menochet, Ben Schnetzer, Angel Bonanni, Nonso Anozie, Omar Berdouni, Mark Ivanir, Peter Sullivan, Ehab Bahous, Amir Khoury, Noof McEwan, Zina Zinchenko Regjia: Jose Padilha Skenari: Gregory Burke Producentë: Tim Bevan, Eric Fellner, Kate Solomon, Michelle Wright, Ron Halpern Producentë ekzekutivë: Jeff Skoll, Jonathan King, Olivier Courson, Jean-Claude Darmon, Angela Morrison, Jo Burn, Liza Chasin Fotografia: Lula Carvalho Dizajni: Kave Quinn Kostumet: Bina Daigeler Muzika: Rodrigo Amarante Editor: Daniel Rezende Koreografia: Ohad Naharin Kohëzgjatja: 107 minuta.

(Kosova Sot)

11 orë e 9 minuta më parë
21/06/18