Ndjenja e humanizmit dhe e satirës martesore

  • 22 February 2018 - 23:08
Ndjenja e humanizmit dhe e satirës martesore

KRITIKË E FILMIT 'GAME NIGHT'

Jason Bateman dhe Rachel McAdams paraqiten në këtë film të zhanrit triler, me përmasa komike 

Lojërat e ndejave, si "Pictionary", "Charades", ose "Trivial Pursuit" nuk janë të njëjta me jetën reale. Por, një arsye pse lojërat sikur këto kurrë nuk dalin mode, ka të bëjë me faktin se ato ngërthejnë shumë gjëra, sikur që është konkurrenca, strategjia dhe njohuritë superiore rreth pop kulturës, gjëra që tani janë aftësi për të mbijetuar në shumë zyra të korporatave (e edhe në disa martesa). Filmi shumë shpejt mund të bëhet i mërzitshëm Filmi "Game Night", një komedi me elemente të trilerit, që flet rreth gjashtë tuhafë që bashkohen për një mbrëmje me lojë "Tostitosand-beer", për të ndeshur më pas në një lojë të simuluar të realitetit, e cila zhvillohet në një situatë për jetë a vdekje. Por, përkundër këtij përshkrimi interesant, filmi shumë shpejt mund të bëhet i mërzitshëm për disa shikues. Ndoshta është ndjenja e humanizmit dhe e satirës martesore, ajo që e mban filmin në këmbë. Regjinë e këtij filmi e ka bërë ekipi John Francis Daley dhe Jonathan Goldstein, që ishin bashkëskenaristë të filmit "Horrible Bosses" (2011) dhe të atij me titull "Spider-Man: Homecoming" (2017). Skenarin e ka shkruar Mark Perez. 

Shkëlqimi agresiv

Bateman dhe Rachel McAdams luajnë rolin e çiftit të martuar Max dhe Annie, të cilët janë tepër flirtues dhe përshtaten njëri me tjetrin, derisa të aktualizohet çështja e bërjes së fëmijëve. Max e kishte kaluar një pjesë të madhe të jetës nën hijen e vëllait të tij të madh, Brooks (Kyle Chandler), që është kapitalist i zoti. Është Brooks, me shkëlqimin e tij agresiv, ai që fton çiftin dhe miqtë e tyre në pallatin e tij në periferi, për një natë të simuluar të lojës, e cila zhvillohet rreth një rrëmbimi fals dhe rreth imitimeve të tjera të situatave false. Por, kur paraqiten rrëmbyesit, ata duken tepër realë. Kjo lojë ka për qëllim që Max-it dhe Annie-s t'ia jap një mësim të rëndë- sishëm jetësor: "Çifti i cili ballafaqohet bashkë me kriminelët, mbetet edhe më pas bashkë". Rolet në këtë film i luajnë: Jason Bateman, Rachel McAdams, Kyle Chandler, Jesse Plemons, Billy Magnussen, Sharon Horgan, Lamorne Morris, Kylie Bunbury, Michael C. Hall, Jeffrey Wright, Danny Huston, Chelsea Peretti.

(Kosova Sot)