Një Pikaso i veçantë me MarieTherese Walter shitet në ankand

  • 23 February 2018 - 11:21
Një Pikaso i veçantë me MarieTherese Walter shitet në ankand

Një tablo e njohur e Pablo Pikasos, që shfaq mikeshën e tij, MarieTherese Walter, por mbi të cilën fshihet ajo që do të bëhej më pas e dashura e tij, Dora Maar, do të shitet në ankand në Londër më 28 shkurt dhe pritet të arrijë një vlerë të madhe. Piktori spanjoll realizoi "Femme au béret et à la robe quadrillée" (MarieTherese Walter)" në vitin 1937, vit kur ai pikturoi "Guernica"-n, që përshkruan tmerrin e bombardimeve naziste gjatë Luftës Civile spanjolle. Vlera e kësaj pikture në vaj, me përmasa 55- 46 centimetra, është vlerësuar me 50 milionë dollarë (40 milionë euro). Ajo do të dalë në ankand gjatë një shitje të artit impresionist, surrealist dhe artit modern në shtëpinë e ankandeve "Sotheby's" në Londër. Identiteti i pronarit aktual të kësaj vepre mbetet konfidencial. "Kjo është një pikturë me vlerë shumë të madhe", deklaroi dje James Mackie, drejtor i departamentit të artit impersionist dhe modern tek "Sotheby's".

(Kosova Sot)