E tmerrshme, ndahet nga jeta aktorja e famshme (foto)

  • 25 February 2018 - 12:58
E tmerrshme, ndahet nga jeta aktorja e famshme (foto)

Një tjetër humbje e madhe për botën e kinemasë.

Sridevi Kapoor, aktorja e famshme e Bollywood-it, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare.

Aktorja ka ndërruar jetë pas një ataku kardiak.

Ajo njihej thjesht si Sridevi.

Aktorja ndërroi jetë në Dubai, ku ishte e pranishme për një dasmë familjare.

Sridevi Kappor ka qenë pjesë e më shumë se 150 filmave, duke përfshirë klasikët indianë “Mr India”, “Chandni”, “ChaalBaaz” dhe “Sadma”.

Aktorja indiane ishte një nga të paktat aktore indiane që kanë pasur sukses të madh në “bos office” pa ndihmën e një protagonisti mashkullor në film.

(Kosova Sot)