Barbra Streisand, femra që ka luftuar klubin e djemve në Hollivud

  • 28 February 2018 - 15:49
Barbra Streisand, femra që ka luftuar klubin e djemve në Hollivud

MOSPËRFILLJA E REGJISOREVE FEMRA

Rreth 34 vjet më pas, barrierat që Streisand i kishte thyer atëbotë, si gruaja e parë që i përzien detyrat, si yll, regjisore, producente dhe skenariste për një film, janë në mendjen e të gjithëve në Hollivud

Oskarët kanë një histori poshtëruese në mospërfilljen e regjisoreve femra. Barbra Streisand edhe pse ishte përbuzur, në fund të fundit ishte ndier mirë kur "Motion Picture Academy" kishte dështuar që ta nominonte për "Yentl", në vitin 1983, për legjendën muzikore për një grua të pamartuar që shtiret si një mashkull për t'u edukuar."Ishte e çuditshme kjo", ka thënë Streisand teksa po pinte një gotë me çaj në rezidencën e saj në Malibu."Nuk më mbeti hatri për një qëllim: Vërtet e ka treguar seksizmin. Mendova se duke mos u nominuar, i kam hedhur dritë një çështje. Po mendoja, 'Uau. Kjo është kaq transparente'". 

E zonja në biznes

Rreth 34 vjet më pas, barrierat që Streisand i kishte thyer atëbotë, si gruaja e parë që i përzien detyrat, si yll, regjisore, producente dhe skenariste për një film, janë në mendjen etë gjithëve në Hollivud. "Unë nuk e kam ditur se kishte një kufi prej qelqit", thotë ajo për vendimin e saj për të ndenjur prapa kamerës. "Unë vetëm kam menduar, se ata nuk besojnë në kapacitetin e një femre për t'u kujdesur me financat apo të jetë një femër e zonja në biznes. Vite më parë, më ishte thënë: Ti dëshiron kontroll? Një grua kontroll? Kjo është çmenduri!", po ashtu kishte një ngjarje përmes lëvizjes "#MeToo", ku një njeri i profilit të lartë akuzohet se kishte akuzuar dhe ngacmuar femrat, një person si Harvey Weinstein, Matt Lauer dhe Charlie Rose. Dhe së fundmi, fushata "Time's Up" ka grumbulluar hiq më pak se 20 milionë dollarë për të ndihmuar çrrënjosjen e abuzimit dhe ngacmimit seksual në vendin e punës.

(Kosova Sot)