Shqiptarja Candan Erçetin e hap edicionin e radhës të 'Balkan Trafik'

  • 01 March 2018 - 16:11
Shqiptarja Candan Erçetin e hap edicionin e radhës të 'Balkan Trafik'

Nga data 19 e deri më 22 prill vjen edicioni i radhës i festivalit Balkan Trafik. Ky edicion i 12-të si gjithmonë sjellë muzikën dhe ritmet e vendeve të ndryshme nga Evropa, për të ateruar më pas në Bruksel - në zemër të Evropës. Këngëtarja Candan Erçetin, turke por me origjinë shqiptare, do të hapë këtë festival. Prindërit e saj janë me origjinë nga Shkupi dhe Prishtina. Në këtë festival do të ngjitet edhe grupi i njohur Dubioza Kolektiv si dhe këngëtari Mitsura nga Hungaria. Do të jenë gjithsej 5 skena dhe rreth 400 artistë nga shtete të ndryshme evropiane që vijnë në këtë edicion të Balkan Trafik. Savina Yannatou - artistja e njohur greke do të jetë pjesë e këtij festivali. Në festival nuk do të mungojë as polifonia shqiptare. Bullgaria këtë edicion merr vëmendjen për shkak se një qytet i saj është kryeqyteti i kulturës për këtë vit.  

(Kosova Sot)