Rita Ora sjell linjën e saj të modës

  • 01 March 2018 - 16:13
Rita Ora sjell linjën e saj të modës

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka dizajnuar dhe modeluar për disa marka të mëdha në botë, kurse së shpejti do të lansojë edhe koleksionin e saj. Linja e saj e modës, e titulluar "Roara Republic" do të publikohet këtë të shtunë. "Për këtë kam punuar fshehurazi me ekipin tim", ka thënë këngëtarja 27-vjeçare që jeton në Londër. Pasionin e saj për modën Rita Ora e ka shprehur gjithnjë me paraqitjet e saj, madje në shumë evenimente, ajo është vlerësuar lart për stilin e saj dhe dukjen glamuroze. "Unë jam aq i apasionuar për modën kështu që është një kënaqësi dhe nder për mua që të mund ta shpreh këtë përmes koleksionit tim. Ky koleksion ka për qëllim që të ju frymëzojë që të jeni versioni më i mirë i vetës tuaj", është shprehur këngëtarja Rita Ora. Koleksioni i saj do të publikohet ekskluzivisht në faqen e internetit të këngëtares, më 3 mars.

(Kosova Sot)