Kanë fituar 'Oskarin', por nuk kanë jaht sikur Leo

  • 01 March 2018 - 17:56
Kanë fituar 'Oskarin', por nuk kanë jaht sikur Leo

TË SUKSESSHËM, POR NUK BËN PARA SA DISA KOLEGË TË TYRE

Llogaria bankare e Javier Bardem nuk mund të krahasohet aspak me atë të Leonardo DiCaprios

Hollivudi është vendi i vetëm ku humbësit fitojnë, e fituesit fitojnë dy herë. Pa marrë parasysh kush e fiton 'Oscarin', që të gjithë të nominuarit marrin nga një dhuratë prej 160,000 dollarësh, ku përfshihen pushime luksoze, tretmanë të bukurisë, si dhe mallra të tjerë. Por, jo të gjithë fituesit e 'Oscarit' kanë mundësi të posedojnë jaht, sikur që e ka p.sh. Leonardo DiCaprio 

Javier Bardem

Javier Bardem është aktor spanjoll, burri i aktores Penelope Cruz. Bardem deri më tani ka marrë pesë shpërblime "Goya" (shpërblimi më i madh filmik në Spanjë), një Glob të artë, një BAFTA, shpërblimin e Festivalit të Kanës për aktorin më të mirë, si dhe një shpërblim të Unionit të Aktorëve dhe, një 'Oscar', duke u bërë aktori i parë spanjoll që u nominua, si dhe i pari që mori çmimin 'Oscar'. Ai u nominua edhe dy herë tjera. Por, përkundër tërë këtyre të arriturave, llogaria e tij bankare nuk mund të krahasohet aspak me atë të Leonardo DiCaprios.

Image

 

Colin Firth

Colin Firth është më i ri se 60 vjet është i martuar dhe i lumtur dhe ka një vend stabil në një industri aq jo të qëndrueshme, sikur që është filmi. Atij nuk i pëlqen që të mendojë rreth të së ardhmes, por nuk përton që të flasë për të kaluarën, edhe pse thotë se nuk është mirë që një aktor të përqendrohet te ajo që ka arritur tanimë, sikur që nuk është mirë të përqendrohet tepër as në atë që duhet ende për të bërë. Ai mori 'Oscarin' për rolin e tij në filmin "The King's Speech", ku luajti rolin e mbretit George VI, i cili kishte problem me të folur në publik. 

Image

 

Benicio del Toro

Benicio Monserrate Rafael del Toro Sanchez është aktor dhe producent portorikan. Ai ka marrë një 'Oscar', një Glob të Artë, një çmim SAG dhe një BAFTA. Është i njohur për rolet, si Fred Fenster, në filmin "The Usual Suspects"; Javier Rodriguez në "Traffic" (rol që i solli çmimin Oskar); Jackie Boy Rafferty në filmin "Sin City" dhe Franky Four Fingers në filmin "Snatch". Në vitin 2017 ai u paraqit me një rol të vogël, por qesharak, në "Star Wars: The Last Jedi". Në vitin 2015, pjesë- marrja e tij në filmin "Sicario" la një përshtypje të mirë. 

Image

 

Adrien Brody

Ky aktor thatanik pati pesë minutat e tij të artë në vitin 2002, me rolin në filmin "The Pianist". Ka mundësi që ai luajti rolin e tij jetësor tepër herët, meqë më pas nuk është angazhuar në ndonjë projekt të rëndësishëm. Me vetëm 29 vjet, ai u bë aktori më i ri që mori 'Oscarin' në kategorinë e Aktorit më të mirë. Kjo e pati edhe anën e vet negative, meqë pa marrë parasysh çka bëri më pas dhe çka mund të bëjë në të ardhmen, zor se mund të matet me këtë të arritur. Derisa ne mund të mendojmë se aktorët bëjnë një jetë për shtatë palë qejfe, kjo është kështu deri diku, por jo në tërësi dhe jo për të gjithë, meqë shumë aktorë kanë frikën se, roli i tyre aktual, mund të jetë i fundit për ta. 

Image

 

Roberto Benigni

Aktori italian arriti njëfarë fame në mes të viteve 1970 me monologun e tij "Cioni Mario fu Gaspare di Giulia", të cilin e kishte bashkëshkruar me regjisorin e famshëm italian, Giuseppe Bertolucci. Por, famën botërore e arriti në vitin 1997, me versionin e tij të Holokaustit, në filmin "La Vita E Bella". Ky film mori tre 'Oscarë' (edhe për kategorinë e Aktorit më të mirë), sikur që mori edhe çmimin e Jurisë së Festivalit të filmit në Kanë. Në vitin 2012, ai u paraqit me një rol në filmin "To Rome With Love", me regji të Woody Allenit, ku na rikujtoi edhe një herë vitet më të mira të tij, sidomos ato të kaluara në Hollivud. 

Image

 

Cuba Gooding Jr.

Cuba Gooding Jr. mori çmimin 'Oscar' në vitin 1997 për rolin e tij në filmin "Jerry Maguire" dhe, më pas, luajti në shumë filma, sikur "Radio", "Men of Honor" dhe "Pearl Harbor", midis tjerësh. Në moshën 16-vjeçare, ai debutoi si valltar 'breakdance' në një performancë me Lionel Richien, në Lojërat olimpike të vitit 1984 në Los Anxheles. Dhe, sa i përket televizionit, Cuba luajti rolin e O.J. Simpson në serinë TV, pastaj në "American Crime Story", sikur që luajti edhe rolin e Dominic Banks në filmin "American Horror Story: Roanoke". Gooding Jr. do të mbahet përherë në mend për festën që bëri në vitin 1997 kur mori çmimin 'Oscar', meqë gëzimi i tij ishte jashtë kontrollit. Cuba Gooding Jr. është i biri i Cuba Gooding Sr., aktor dhe këngëtar amerikan. Por, jaht nuk ka. Kaq! 

Image

(Kosova Sot)