Një shpërfaqje e lartë, sensitive e kreative në pikturën e Nagip Berishës

  • 03 March 2018 - 23:49
Një shpërfaqje e lartë, sensitive e kreative në pikturën e Nagip Berishës

REMINISHENCA E IMAZHEVE SI MBËSHTETJE E LARTË NË KRIJIMTARI

Me idealizmin e tij konkretizues, u bë njëri nga piktorët e dalluar

SHKRUAN: MR BISLIM ALIU

Reminishenca për vendlindjen në kreativitetin e krijuesit, gjithsesi ka luajtur një rol parësor. Dhe, mu për këtë kreativitet sensitiv, shumë krijues botërorë mbetën figura madhore në krijimtari. Edhe te ne, në Kosovë, kemi disa krijues që e përkujtuan këtë reminishencë fëmijërore. Ndaj, mu për këtë mbamendje kujtesore, që me përkushtim të lartë e shpërfaqi ndiesimin më të lartë ndjesor është edhe piktori tejet idealist Nagip Berisha

Gjithsesi, shpërfaqja e kreativitetit të çdo krijuesi, shfaqet si refleks i lartë shpirtëror, me kreativitet e fundament intim, që gjithsesi nxjerr në pah veçantinë kreative të krijuesit. Gjithsesi në këtë kreativitet artistik e estetik, te disa krijues lë gjurmë të pashlyer. Zaten, te disa krijues ajo do të kujtohet gjatë gjithë jetës. Andaj, këto kujtime kujtesore nga fëmijëria do të kujtohen gjithnjë si një bazament i fortë në krijimtari. Këtë reminishencë të lartë kujtesore, po e shpërfaq dendur në vitet e fundit edhe piktori ynë tashmë i njohur Nagip Berisha. Piktori Nagip Berisha i takon brezit të mesëm të piktorëve kosovarë, që me ngulm dhe me përkushtim të lartë e avancuan artin pamor në Kosovë. Ai dhe sensualja e tij, përherë pati kreativitet solid dhe shpërfaqje idealizuese, me një këndvështrim të lartë artistik dhe formësim përmbajtësor. Zaten, ai me idealizmin e tij konkretizues, u bë njëri nga piktorët e dalluar, që gjithnjë u mor me tematikat ndjesore. Këtë ndjesim të lartë kreativiteti, piktori Berisha në rrugëtimin e tij, asnjëherë nuk është larguar nga sensualja e tij domethënëse. Ky piktor tejet përkushtues, me keativitetin e tij të veçantë, tregoi angazhim përkushtues, për larushi temash me seriozitetin e lartë kreativ, duke shprehur përherë shpirtëroren e tij sensitive e kreative. Ndaj, kjo poetikë e lartë e rrëfimit përmbajtësor, është pa dyshim shprehje e thuktë ndjesore e piktorit Berisha. Ajo s'do mend është një kreativitet domethënës; sa idilike aq edhe sensitive, sa kreative aq edhe përmbajtësore. Dhe, mu për këtë, është edhe e gjithë poenta e rrëfimit rrezativ të piktorit sensitive Nagip Berisha. Ai me punën e tij tejet kreative u shpërblye disa here me shpërblime e mirënjohje, të cilat tregojnë dendur kreativitetin e lartë të idealizmit ndjesor dhe fare përmbajtësor. Me qëllim studimi piktori ka bërë udhë- time në botë e jashtme, si në; Greqi, Itali, Austri, Gjermani, Poloni, Turqi, Shqipëri… Punon në Fakultetin e Arteve te Universiteti i Prishtinës, si Profesor i Pikturës, të cilën me përkushtimin më të lartë e kryen detyrën e pedagogut.

REMINISHENCA E IMAZHEVE SI MBËSHTETJE KREATIVE

Pa dyshim, reminishenca për vendlindjen në kreativitetin e krijuesit, gjithsesi luan rol parësor. Dhe, mu për këtë kreativitet sensitiv, shumë krijues botërorë mbetën figura madhore në krijimtari. Edhe ne në Kosovë, kemi disa krijues që e përkujtuan këtë reminishencë fëmijërore. Ndaj, mu për këtë mbamendje kujtesore, që me përkushtim të lartë e shpërfaqi ndiesimin më të larë ndjesor, është edhe piktori tejet idealist Ngip Berisha. Andaj, reminishenca në krijimtari, mbeti përherë një shpërfaqje e lartë sensitive, kreative e përmbajtësore. Piktori Nagip Berisha, me një rrjedhë kreative të formësuar e të mirëfilltë, përherë pati një ecejake të sigurt dhe domethënëse. Ai çdo here e ngriti kreativitetin e formësuar me cilësi e ndjesi të reja në kreativitetin e tij. Dhe, nga ky cilësim e rrugëtim përmbajtësor, piktori Berisha asnjëherë nuk hoqi dorë, duke treguar gjithmonë ndijimin e lartë ndjesor. Me këtë veçanti shprehjesh, piktori e ruajti me xhelozi individualitetin e tij kreativ. Gjithsesi, kjo tematikë mbamendjeje, piktorin e rrugëton gjer te cikli: "Imazhe nga vendlindja", me të cilin piktori Berisha paraqitet në vitet e fundit. Kjo mbamendje e zgjuar fëmijërore e kujtesore, piktorin e detyrojnë që t'i kthehet vendlindjes dhe kësaj reminishencë fëmijërore. Zaten, kjo reminishencë e zgjuar fëmijërore dhe këtë nostalgji të lartë shpirtërore, piktori Berisha e realizoi me një përkushtim të lartë ndjesor dhe me një shpërthim të brendshëm emocional. Ndaj, në këtë motiv emocional, sa njerëzor aq edhe human, piktori i përkushtuar dhe tejet i idealizuar, me ndërdijen e lartë shpirtërore, e paraqiti vendlindjen (Krushecin), Pejën, Bjeshkët e Nemuna, drunjtë, bregoret, portën, lulet… dhe të gjitha këto në mënyrën më të veçantë dhe me një përkushtim të lartë emocional. Nga gjithë ai opus i veprave të krijuara, me shpërfaqje tejet idilike, mund t'i dallojmë veprat që kanë një idealizëm dhe një domethënie më theksuar, si: "Legjenda e Bjeshkëve të Nemuna", "Ura e Shenjtë", "Porta" I,II, "Drunjtë e gjelbëruar" I,II,III, "Peizazh i lulëzuar",I,II, "Bregoret" I,II,III,IV, "Bregoret dhe uji i kulluar" e ndonjë tjetër. Në këtë kontekst shpërfaqës, në artin e tij, hetohet kjo afërsi e idealizuar me vendlindjen dhe bukurit natyrore që i ka ky vend karakteristik. Piktori me devotshmëri të lartë, e tregoi drithërimën dhe artin e tij emocional. Mendoj, pati të drejtë dhe pati shumë sukses. Kjo shpërfaqje idilike e tij, mbeti rezonim mjeshtëror e cilësor, të një kreativiteti të lartë ndjesor e shprehimor. Pra, ajo është e tij dhe përherë mbetet vetëm e tij.

ARRITJE TEJET SENSITIVE NË PËRDORIMIN E NGJYRËS 

Piktori Berisha ka një sens të lartë në përdorimin e ngjyrës. Ai ngjyrën e ndjen shpirtërisht dhe e përdor me ndiesimin më të lartë ndjesor. Dhe, duke e analizuar më me vëmendje pikturën e tij, hetohet dendur mjeshtëria e pikturimit, me një imazh subtil dhe me një qasje idilike të rrëfimit. Piktori Berisha, përveçse është poet i ngjyrës ai është edhe poet i kompozicionit. Pra, aq bukur e përdor ngjyrën dhe formësimin kompozicional, saqë me këtë kreativitet të lartë ai tregon poetizimin dhe mbarshtrimin e lartë konkretizues. Me anë të ngjyrës, piktori rrëfehet si ekspresionist i vërtetë. Kjo vërtetësi e lartë konkretizuese të pushton me imazhet e shumta plot porosi. Zaten, kjo porosi koloristike është shumë e dendur dhe paraqet një lirizëm të lartë rrëfimit përmbajtësor. Në këtë kolorit të theksuar dhe në këtë gamë nuancash, dominon ngjyra blu, por megjithatë, në këtë rrjedhë komunikimi, shpërfaqen rrjedhshëm , edhe ngjyrat e tjera, si: e bardha, oker, e gjelbër, e kuqe, e përhirtë, të cilat degëzohen rrjedhshëm në një unitet kreativ, sensitive dhe ndjesor. Gjithsesi, kjo poetikë e pikturimit dhe e rrëfimit është pa dyshim, një shprehje e lartë e piktorit Berisha. Ndaj, edhe mu për këtë, është e gjithë poenta poetike e pikturimi të piktorit tejet sensitive, idealizues, konkretizues dhe me një formësim të lartë pikturor e tejet mbarshtrues. Andaj, nostalgjia e theksuar në veprat e tij në përgjithësi, tregon kreativitetin e lartë të dhe shprehjen idilike që ka piktori ndaj vendlindjes së tij. Kjo reminishencë është e shprehur në mënyrën më bravuroze që e shpërfaqi piktori tejet idealizues dhe me kulturë të gjerë kreative Nagip Berisha.

(Kosova Sot)