Arsyet përse Hollivudi nuk e angazhon më aktoren Charlize Theron

  • 05 March 2018 - 22:23
Arsyet përse Hollivudi nuk e angazhon më aktoren Charlize Theron

GJITHNJË E MË PAK SHIHET NË EKRANIN E MADH

Ka shumë yje të Hollivudit, që më shumë flasin ndonjë fjalë të keqe për të sesa të mirë

Charlize Theron është një aktore nga Hollivudi që ka një pushtet të madh në industrinë e argëtimit. Apo, së paku kemi menduar dikur se është kështu. Këtyre ditëve duket sikur Charlize nuk duket të jetë ajo zonja lidere që ishte dikur si në ditët e para të karrierës. Në fakt, po e shohim gjithnjë e më pak në ekranin e madh, që i bën shumë njerëz të mendojnë se me çfarë po merret ajo.

Askush nuk po i përgjigjet më në telefonata

Ju do të mund të mendoni se dikush si Charlize Theron do të ishte në gjendje të zgjidhte projekte që do të dëshironte të jetë në shtegun e saj të karrierës. Për fat të keq, kjo nuk është ashtu. Megjithëse ajo kishte marrë pjesë në filmat, si "Monster" dhe "North Country", producentët nuk po i hapin më telefonin. Tash, nuk duam të themi se i ka kaluar afati. Por, as e freskët nuk është më. Madje kanë kaluar edhe disa vite që kur Charlize Theron kishte një hit.

Ka reputacion të keq

Në bazë të shumë njerëzve që kanë punuar prapa skenave me Charlize Theron, ajo nuk është një nga personat më të këndshëm në Hollivud. Në fakt, ka shumë njerëz, yje nga Hollivudit, që më shumë flasin ndonjë fjalë të keqe për të, sesa të mirë. Thënë thjesht, Charlize nuk është një nga personat më të këndshëm me të cilët do të duhej të miqësoheshit. Vetëm mund ta pyesni Tia Mowry. Disa vjet më parë, kishte disa fjalë se Charlize kishte tentuar ta përjashtonte Tia-n nga "SoulCycle". Le të themi se fjalët që i kishin shkëmbyer nuk ishin aspak të këndshme.

Ajo e di se ka behane

Tash, askush nuk e di se çfarë personi është Charlize Theron prapa dyerve të mbyllura. Ajo është aktore dhe do të zgjedhë krejt çfarë dëshiron të tregojë për botën e jashtme. Por, Charlize nuk e ka zor të tregojë se ka disa probleme. Nuk kishte një fëmijëri të lehtë dhe po ashtu nuk e kishte të lehtë të linte gjurmë në Hollivud. Por, janë disa qëndrime që Charlize i merr me vete kudo që shkon, nëse e dini se për çfarë e kemi fjalën. Lajmërim, lajmërim: Ajo nuk është person aq i mirë.

Mendon se është tepër e bukur

Janë disa persona në këtë botë që do të thoshin se Charlize Theron nuk është grua e bukur. Në fakt, le të ballafaqohemi: kjo femër është e bukur, ka këmbë të gjata dhe është një nga ato femrat e bukur që mundet kurrë mos ta takoni. Është e tillë. Por në të njëjtën kohë, e gjithë vëmendja që ajo e ka, me gjasë i ka rënë mbi kokë. Kjo pasi mendon se të gjitha rolet që i merr, i merr për faktin se është shumë e bukur. Në rregull, ajo edhe është, por jo aq sa po mendon ajo. Charlize kishte thënë, "Isha viktimë në fillim të karrierës, kur shkoja në audicione, më duhej të vishja bluza dhe xhinse të gjera, për të mos treguar krejt çfarë kam".

Ajo është shumë nazelike për bashkëpunëtorët

Natyrisht se Charlize Theron ka shumë miq në industrinë e argë- timit. E kemi parë nëpër shumë ndeja. Ajo po ashtu ka një shije të caktuar për meshkujt, mos ta harrojmë romancën bizare me Sean Penn. Po ashtu, ajo bën shumë zgjedhje kur bëhet fjalë për njerëzit me të cilët ajo dëshiron të punojë. Charlize me një rast kishte thënë, "Mendoj se janë vetëm disa aktorë me të cilët do të punoja përsëri. Kurrë nuk e di nëse do ta kesh atë mundësi".

Ndoshta nuk dëshiron të aktrojë më

Kur bëhet fjalë për industrinë e filmave, kemi parë shumë yje të vijnë dhe të shkojnë. Mund të themi se Charlize është një nga ato yjet që fama e saj po venitet me kalimin e viteve. Me gjasë, ajo nuk dëshiron që të punojë para kamerave më. Charlize thotë, "Po mendoj, jam e re, por gjithmonë kam qenë e interesuar në procesin e bërjes së filmave dhe kam pasur fat që të punoj me shumë të tillë".

Po përqendrohet më shumë në familjen e saj

Po ashtu, Charlize e ka bërë të qartë se ka prioritete të ndryshme në jetën e saj. Me dy fëmijë të vegjël në shtëpi ajo po përqendrohet në familjen e saj. Dhe, kjo nuk është aspak e keqe. Mbi gjithçka, ajo ka të holla sa për t'ia lejuar vetes një stil të rehatshëm jete pa punuar asnjë ditë të vetme më në jetën e saj. Ajo po ashtu ka thënë se dëshiron që më shumë kohë t'i kalojë me fëmijët e saj.  

(Kosova Sot)