'Black Panther' lë prapa filmin 'Red Sparrow'

  • 05 March 2018 - 22:27
'Black Panther' lë prapa filmin 'Red Sparrow'

JA SA FITUAN FILMAT GJATË FUNDJAVËS 

Në filmin 'Red Sparrow' rolin kryesor e luan Jennifer Lawrence, derisa Bruce Willis udhëheqë ekipin e filmit të ribërë 'Death Wish'. Filmi i "Disney"-t dhe studios "Marvel", "Black Panther" vazhdon që ta 'posedojë' box office-n e Amerikës Veriore, ku është në rrugë të mirë që të fitojë më shumë se 60 milionë dollarë, gjë që do të ishte fitimi më i madh i fundjavës të të gjitha kohëve, pas filmit "Star Wars: The Force Awakens" (90.2 milionë) dhe "Avatar" (68.5 milionë dollarë). Të premten, filmi me superhero mori 16.3 milionë dollarë nga 4,084 kinema, për një fitim të përgjithshëm vendor prej 451.7 milionë dollarë. Pritet që filmi "Black Panther", ta tejkalojë filmin "Avengers: Age of Ultron" (459 milionë dollarë), duke u bërë filmi i dytë i "Marvel"-it me fitimet më të mëdha, menjëherë pas filmit "The Avengers" (623 milionë dollarë).

Rrëfimi i balerinës ruse

Dy filma të ri kanë filluar që të shfaqen këtë fundjavë - ai i Jennifer Lawrence'it, "Red Sparrow", si dhe filmi i aktorit Bruce Willis, "Death Wish". Nga "Fox" dhe "Chernin Entertainment", "Red Sparrow" ka fituar 6 milionë dollarë të premten, nga 3,056 kinema. Ky film aksion-triler ribashkon Lawrence-n me regjisorin e filmit "Hunger Games", Francis Lawrence. Bazuar në një roman të shkruar nga Jason Matthews, "Red Sparrow" sjell rrëfimin e një balerine ruse e cila, pas përjetimit të një lëndimi, i cili i dha fund karrierës së saj, bëhet një agjente joshëse. Joel Edgerton, Matthias Schoenaerts, Jeremy Irons, Mary-Louise Parker dhe Charlotte Rampling po ashtu paraqiten në këtë film, i cili ka kushtuar 69 milionë dollarë për t'u bërë. m"Death Wish", një rimejk i filmit triler të vitit 1974, fitoi 4.3 milionë të premten, nga 2,847 kinema, ku fitimet nga debutimi i këtij filmi janë projektuar që të jenë 12 milionë dollarë. 

Filmat për Oskar

Ky film, kostoja e të cilit thuhet të ketë qenë rreth 30 milionë dollarë, paraqet filmin e parë të lëshuar nga "MGM", pasi që kjo studio filmike u kthye në biznesin e distribuimit vendor të filmit. Në këtë film, aktori Willis vjen në rolin e një doktori, i cili e merr ligjin në duart e veta pas një sulmi kundër gruas dhe vajzës së tij. Në ekipin e aktorëve të këtij filmi, janë edhe Elisabeth Shue, Vincent D'Onofrio, Camila Morrone, Dean Norris dhe Mike Epps. "Red Sparrow" aktualisht ka një vlerësim prej 51% në "Rotten Tomatoes", derisa filmi "Death Wish" është duke u 'ndrydhur' nga kritikët, me një sukses të përgjithshëm prej 14%. Që të dy këta filma kanë marrë vlerësimin "B+ CinemaScore" nga shikuesit. Në box Office 'speciale', filmat që garojnë në garën Oskar shpresojnë që të përfitojnë nga një valë 11 orëshe para ceremonisë së Oskarëve, të së dieles, duke përfshirë edhe filmat e nominuar në kategorinë e filmit më të mirë, si "The Shape of Water"; "Three Billboards Outside Ebbing, Missouri"; "Darkest Hour"; "Phantom Thread"; dhe "Call Me by Your Name".

(Kosova Sot)