Merr fund martesa 20-vjeçare e Xhim Belushit, Jennifer paraqit dokumentet e divorcit

  • 06 March 2018 - 11:21
Merr fund martesa 20-vjeçare e Xhim Belushit, Jennifer paraqit dokumentet e divorcit

Çdo gjë ka mbaruar për Jim Belushi dhe Jennifer Sloan.

Kjo e fundit, bashkëshortja e Belushit, paraqiti të hënën kërkesën për divorc, vetëm disa muaj para se çifti të festonte përvjetorin e tyre të 20-të të martesës, raporton TMZ.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Us Weekly, Sloan paraqiti kërkesen per ndarje të hënën në Los Angeles, në 5 mars, datte qe perkon me përvjetorin e vdekjes së John Belushit, vëllai i aktorit që vdiq 36 vjet më parë.

Kjo ishte martesa e tretë për Jim Belushin. Ai ishte martuar më parë me Sandra Davenport nga 1980 në 1988, dhe Marjorie Bransfield nga 1990 në 1992.

Belushi, 63 vjeç dhe Sloan kanë dy fëmijë, vajzën Jamison, 18 vjeç dhe djalin Jared, 16 vjeç.

Aktori foton e fundi në Instagram e ka në muajin gusht, e i pyetur per divorcin, ai nuk ka pranuar te komentoje, raportojne mediat e huaja.

Jennifer liston “kontradikta të mëdha” si arsye për ndarjen. Ajo është duke kërkuar kujdestarinë e përbashkët ligjore të djalit të tyre dhe po kërkon ndihmë bashkëshortore.

Sipas dokumenteve, tashmë ekziston një marrëveshje kujdestarie.

(Kosova Sot)