Natë humanitare artistike për Bekim Lumin

  • 06 March 2018 - 16:45
Natë humanitare artistike për Bekim Lumin

NË HAMAM BAR

Që prej dy vjetësh regjisori i mirënjohur dhe profesori i Fakultetit të Arteve të UP-së, Bekim Lumi, është duke u përballë me sëmundjen e rëndë të kancerit. Komuniteti artistik po vazhdon të organizojë aktivitete të ndryshme për të mbledhur fonde për ta ndihmuar regjisorin Bekim Lumi. Të mërkurën, më 7 mars, do të mbahet një mbrëmje humanitare dhe artistike me artistë të mirënjohur në Hamam Bar. Në këtë mbrëmje do të performojnë 'live': Edona Reshitaj, Visar Kuçi dhe Art Lokaj. Po ashtu, do të ketë edhe stand- up nga aktorët Fatmir Spahiu- Bufi, Dardan Islami, Ernest Zymberi, Kushtrim Qerimi e mysafirë të tjerë.

(Kosova Sot)