Shuhet Nijazi Bytyqi, këngëtari i parë me videoklip në gjuhën shqipe - Kulturë - Kosova Sot
Shuhet Nijazi Bytyqi, këngëtari i parë me videoklip në gjuhën shqipe

Shuhet Nijazi Bytyqi, këngëtari i parë me videoklip në gjuhën shqipe

VIDEOKLIPIN E KISHTE BËRË EKIPI I TELEVIZIONIT KROAT

Pardje ka ndërruar jetë Nijazi Bytyqi, këngëtari i parë shqiptar i muzikës pop dhe rok në trojet shqiptare. Miq të shumtë kanë ndarë kujtimet e tyre lidhur me krijimtarinë e tij artistike, që përhapi një frymë të re të muzikës në Kosovë dhe me gjerë. Ai cilësohet si këngëtari i parë që ka bërë videoklip në gjuhën shqipe, atë videoklip e kishte bërë ekipi i Televizionit kroat, në vitet e 70'a. "Nijazi Bytyqi këngë- tari i parë shqiptarë i pop muzikës. Gjithashtu i pari këngëtar i cili ka bërë videoklip në gjuhën shqipe. Videoklipin e ka bërë ekipi i Televizionit në vitet e '70 në Prizreni. Në atë kohë nuk ka ekzistuar stacion televiziv në gjuhën shqipe", ka shkruar Agim Arifi në një koment në "Facebook".

(Kosova Sot)

19 orë e 5 minuta më parë
20/09/18