Triumfon "The SHAPE OF WATER"

  • 06 March 2018 - 17:05
Triumfon

Apelohet për një përfaqësim dhe fuqizim më të madh të femrave në Hollivud 

Filmi i regjisorit Guillermo del Toro rreth triumfit të 'të lënëve anash', mundi filmin e tmerrit satirik, "Get Out", si dhe dramën "Three Billboards Outside Ebbing, Missouri", duke fituar në kategorinë e filmit më të mirë, por edhe të regjisorit më të mirë.

"The Shape of Water", një novelë romantike rreth një pastrueseje, e cila bie në dashuri me një krijesë deti, ka marrë nderin më të madh në ceremoninë Oskar, e cila u shndërrua në një apel për një përfshirje dhe fuqizim më të madh të femrave. Në këtë mënyrë, filmi i regjisorit Guillermo del Toro rreth triumfit të 'të lënëve anash', mundi filmin e tmerrit satirik, "Get Out", si dhe dramën "Three Billboards Outside Ebbing, Missouri", duke fituar në kategorinë e filmit më të mirë, por edhe të regjisorit më të mirë. Frances McDormand, e cila fitoi në kategorinë e aktores më të mirë, me rolin e saj, të një nëne të zemëruar, në filmin "Three Billboards", krijoi njërin prej momenteve më të paharrueshme të mbrëmjes, duke kërkuar nga të gjitha të nominuarat femra që të ngriheshin në këmbë. "Shikoni përreth", tha ajo. "Që të gjitha ne kemi rrëfime për të treguar dhe projekte, të cilat kemi nevojë t'i financojmë".

Gary Oldman fitoi në kategorinë e aktorit më të mirë, për portretizimin e Winston Churchillit

Shpërblimi i aktorëve shkoi sikur që pritej. Gary Oldman fitoi në kategorinë e aktorit më të mirë, për portretizimin e Winston Churchillit në "Darkest Hour". "Vëre çajnikun mbi shporet", i tha ai nënës së tij 99 vjeçare, e cila ishte duke e ndjekur ceremoninë nga shtëpia. "Po e sjell Oskarin në shtëpi". 

Sam Rockwell fitoi në kategorinë e aktorit më të mirë dytësor, për rolin e policit racist në filmin "Three Billboards" dhe Allison Janney fitoi në kategorinë e aktores më të mirë dytësore, falë rolit të nënës që nuk falë, në filmin "I, Tonya". Filmi i Greta Gerwig'ut, "Lady Bird", si dhe ai i Steven Spielberg'ut, "The Post", mbetën duarthatë, derisa filmi i regjisorit Jordan Peele, "Get Out", fitoi në kategorinë e skenarit më të mirë origjinal, gjë që u përcoll me duartrokitje dhe me ngritjen e tij në grupin e elitës së Hollivudit. Epi i luftës i regjisorit Christopher Nolan, "Dunkirk" dhe romanca e errët e Paul Thomasit, "Phantom Thread", morën disa shpërblime teknike. James Ivory, 89 vjeç, u bë fituesi më i moshuar i çmimit Oskar, për rolin e tij në filmin "Call Me by Your Name", në kategorinë e skenarit më të mirë, të adaptuar. Salma Hayek, Ashley Judd dhe Annabella Sciorra, të cilat dolën publikisht me akuzat për keqpërdorim seksual kundër producentit të turpëruar Harvey Weinstein, së bashku prezantuan një montazh emocional i cili kanalizonte zemërimin dhe shpresën e lëvizjeve "#MeToo" dhe "Time's Up". 

Fitorja e Del Toro's ishte hera e katërt që një regjisor meksikan mori Oskarin 

Bashkë me stolitë, çantat tradicionale dhuratë për të nominuarit përfshinin sprej piperi dhe orë të paguara të terapisë "phobiarelief". Mbi qilimin e kuq, shumica e yjeve evituan prezantuesin e "E! News", Ryan Seacrest, për shkak të akuzave për keqtrajtim seksual, të cilat ai i ka mohuar. Moderatori Jimmy Kimmel bëri shaka në fillim, duke thënë se statuja e Oskarit paraqet një shembull për Hollivudin: "Ai i mban duart aty ku mund t'i shihni, asnjëherë nuk flet fjalë të pista dhe, faktikisht, nuk ka penis". Ai më pas shtoi se, ky vit ishte aq i keq për shkak të meshkujve, sa që femrat filluan të dalin me peshq, duke iu referuar filmit "The Shape of Water". mKimmel po ashtu përmendi edhe gabimin e vitit të kaluar, gjatë shpalljes së filmit fitues, duke thënë: "Këtë vit, kur ta dëgjoni emrin tuaj që të thirret, mos u ngrini menjëherë. Na e jepni një minutë". Fitorja e Del Toro's ishte hera e katërt që një regjisor meksikan mori Oskarin në pesë vitet e fundit, pas Alfonso Cuaronit në vitin 2014 dhe regjisorit Alejandro Gonzalez Inarritu në vitet 2015 dhe 2016. Me rastin e marrjes së shpërblimit ai tha: "Unë jam imigrant", me qëllim që ta kritikonte politikën e presidentit Donald Trump. 

Frances McDormand, e cila fitoi në kategorinë e aktores më të mirë, me rolin e saj, të një nëne të zemëruar, në filmin "Three Billboards", krijoi njërin prej momenteve më të paharrueshme të mbrëmjes, duke kërkuar nga të gjitha të nominuarat femra që të ngriheshin në këmbë

(Kosova Sot)