Nju Jorku, i terrorizuar nga krimi

  • 07 March 2018 - 17:28
Nju Jorku, i terrorizuar nga krimi

KRITIKË FILMIT 'DEATH WISH'

Paul gjen një armë sipas mënyrës së vjetër dhe pas pak ushtrimeve ai është gati për aksion. Ai vesh një xhemper me kapuç, derisa fillon gjuetinë për vrasësit e familjes së tij.

Bruce Willis shfaqet si Charles Bronson në ribërjen e filmit të Eli Roth. Filmi i Michael Winner nga viti 1974, me titull "Death Wish", nganjëherë qesharak dhe ofendues, ka një virtyt, flet në Nju Jorkun e terrorizuar nga krimi. Eli Roth dhe skenaristi Joe Carnahan kanë mundur të bëjnë të njëjtën gjë, duke manifestuar mllefin dhe frikën në vendin ku jetojnë. 

Kërcënimi për dhunimin e Jordan-it

Posteri i filmit fillon me porosinë "sa larg do të shkonit për ta mbrojtur familjen tuaj". Kështu, Willis, vjen si kirurgu Paul Kersey. Kersey bën be në familjen e tij të përsosur - vajzën e tij Jordan (Camila Morrone), që porsa ishte pranuar në Departamentin Policor të Nju Jorkut; gruaja Lucy (Elisabeth Shue). Ai ishte lajmëruar për një zëvendësim stafi në spital, duke lënë Lucy-n dhe Jordan-in në shtëpi, në vend se të shkojnë për ditëlindje në restorantin e tyre të preferuar. Kështu, hajnat kishin menduar se shtëpia do të jetë vet duke i pritur ata. Jeff Goldblum si hajn kërcënon se do ta dhunojë Jordan-in, ato tentojnë të ikin dhe që të dyja qëllohen. 

Gjuetia për vrasësit e familjes 

Lucy vritet, derisa Jordan mbetet në komë. Paul përgjigjet, ai mban zi për të dyja, derisa është në kontakt me dy detektivët e caktuar për ta zgjidhur rastin (Dean Norris dhe Kimberly Elise). Ata insistojnë se do ta zgjidhin rastin nëse ai ka durim, por atij nuk i pritet. Paul gjen një armë sipas mënyrës së vjetër dhe pas pak ushtrimeve ai është gati për aksion. Ai vesh një xhemper me kapuç, derisa fillon gjuetinë për vrasësit e familjes së tij, duke i lënduar shumë dhe duke i vrarë me gjakftohtësi. Ai fillon t'i gjejë ata një nga një. 

Kompania e produkisonit: "MGM" Distributor: "MGM" Rolet: Bruce Willis, Vincent D'Onofrio, Elisabeth Shue, Camila Morrone, Dean Norris, Kimberly Elise Regjisori: Eli Roth Skenari: Joe Carnahan Produceti: Roger Birnbaum Producent ekzekutiv: Ilona Herzberg Fotografia: Rogier Stoffers Dizajni: Paul Kirby Kostumet: Mary Jane Fort Editor: Mark Goldblatt.

(Kosova Sot)