"Black Panther", filmi i nëntë për nga fitimet

  • 08 March 2018 - 17:00

VAZHDON TË THYEJË REKORDET 

Këtë fundjavë ai garon kundër një filmi tjetër të "Disney"-t, "A Wrinkle in Time", për të cilin pritet se do të fitojë midis 30 deri 38 milionë dollarësh

Filmi i zhanrit komik, me një grup aktorësh, të përbërë nga Chadwick Boseman, Lupita Nyong'o dhe Michael B. Jordan, u ngjit të hënën e "Beauty and the Beast", sa iu përket fitimeve të shfaqur në Amerikën veriore, me një fitim prej 506.4 milionë dollarësh. Filmi që vjen me produksion nga "Disney-Marvel", arriti këto suksese të mëdha për më pak se tri javë, pas fillimit të shfaqjes së tij, më 16 shkurt. 

Fitimet

Ai ka të ngjarë që, së shpejti, ta zërë vendin e tetë për nga fitimet, ku aktualisht gjendet filmi i DisneyLucas i vitit 2016, me titull "Rogue One: A Star Wars Story", me 532 milionë dollarë në kinematë amerikane. Ky sukses i regjisorit Ryan Coogler ka pasur një ndikim të madh në 'box office' amerikane. Ky film është duke korrur fitime të mira edhe në nivelin ndërkombë- tar. Tanimë ai gjendet në mesin e 50 filmave me fitimet më të mëdha të të gjitha kohëve, në vendin e 47- të, me 909 milionë dollarë të fituar, deri të hënën e kaluar, duke kaluar filmat e kaluar, duke përfshirë edhe "Harry Potter and the Goblet of Fire" (896.9 milionë dollarë), "Spider-Man 3" (890.9 milionë dollarë) dhe "Ice Age: Dawn of the Dinosaurs" (886.7 milionë).

Filmat e tjerë të rinj

Këtë fundjavë, ai garon kundër një filmi tjetër të "Disney"-t, "A Wrinkle in Time", për të cilin pritet se do të fitojë midis 30 deri 38 milionë dollarësh. Filmat e tjerë të rinj, "Gringo", "Hurricane Heist" dhe "The Strangers: Prey at Night" pritet që të fitojnë më pak se 10 milionë dollarë, secili. 

(Kosova Sot)