U nda nga jeta 3 muaj më parë, bashkëshortja e aktorit shqiptar dedikim rrëqethës

  • 10 March 2018 - 12:41
U nda nga jeta 3 muaj më parë, bashkëshortja e aktorit shqiptar dedikim rrëqethës

Një sëmundje e rëndë në mëlçi i mori jetën aktorit nga kosova Blerim Peci, në moshën 44 vjeçe, tre muaj më parë.

Ditën e sotme, bashkëshortja e tij,  i ka kushtuar disa vargje të ndjera duke treguar me dhimbje mungesën e të shoqit, dhe babait të dy fëmijëve të saj.

“Tre muaj pa ty Beli…..
Tre muaj nga çasti kur zemra e Belit pushoi përjetësisht.
Tre muaj nga fryma e tij e fundit, nga mbyllja e perjetshme e syve te tij.
Tre muaj betejë me ankthin që përjetoj.
Kohë relativisht e gjatë pasi malli e dyfishon apo dhjetëfishon.

Koha kalon por jo dhimbja. Kambana dhimbjeje bien në çdo sekond.
Malli per ty nuk shuhet.
Zemra nuk pajtohet me fatin e as fati nuk pajtohet me zemren.
Shpirti im duket i humbur përballë humbjes tënde.
Loti im duket i vogël përballë dhimbjes që ndjej.
Alarme loti kersasin në mua por unë vazhdoj lotoj. Lotoj gjër në pafundësi.

Prej tre muajsh po bashkëjetoj me kujtimet për ty. Fotografitë tua po më shoqërojnë. Imazhin tënd e kam në sy. Veprat tua artistike i kam këtu. Ta dëgjoj edhe zërin tënd. Ti ishe i madh Beli im, nuk je njeri që harrohesh. Nuk je i tillë. Ti do të kujtohesh përjetësisht”, ka shkruar ajo.

Image
Image
Image
Image

 

(Kosova Sot)