Gruaja nuk mund ta braktisë burrin e saj plak

  • 15 March 2018 - 15:11
Gruaja nuk mund ta braktisë burrin e saj plak

Një udhëtim i psikoterapisë familjare, në të cilin kusht për t'u pajtuar me njëri-tjetrin del të jetë harrimi i çdo gjëje që keni mësuar rreth jetës, filmi i regjisores Shana Feste "Boundaries" sjell në rolin kryesor Vera Farmigan, si një grua e cila thjesht nuk mund ta braktisë burrin plak (Christopher Plummer) edhe pse ai e kishte braktisur atë disa herë. Por, përkundër një ekipi aktorësh të talentuar, kjo nuk i ndihmon këtij filmi që të bëhet më i besueshëm, prandaj shumica e shikuesve, që ndahen të kënaqur nga ky film, me gjasë janë ndër shikuesit që kështu do të ndaheshin nga çdo film i aktorit Plummer, të mahnitur nga vitaliteti dhe sharmi i tij. 

E dhënë pas shpëtimit të kafshëve

Ne e takojmë personazhin e Farmigas, Laura në zyrën e saj të terapisë, ku menjëherë bëhen të qarta dy çështjet e saj kryesore. Edhe pse i ati i saj bën përpjekje të vazhdueshme që të bjerë në kontakt me të, ai nuk është i aftë që t'ia plotësojë asaj nevojat emocionale dhe, çdo ndërveprim i tyre përfundon me zemra të thyera. Dhe, si fëmijë i keqtrajtuar, ajo tani është e dhënë pas shpëtimit të kafshëve. Në çantën e saj gjendet një mace e fshehur, vëren terapeuti, përkundër premtimit që ka bërë Laura për ta 'adoptuar' vetëm nga një mace në muaj. Shtëpia e saj është shndërruar parash.