Mjekët refuzuan t'i bënin prerje cezariane

  • 16 March 2018 - 21:58
Mjekët refuzuan t'i bënin prerje cezariane

NËNA AKUZON MJEKËT

Si pasojë, ajo pati një lindje të vështirë dhe djali i saj tani vuan nga autizmi 

Një nënë publikisht ka përshkruar tmerret që kishte përjetuar gjatë lindjes së të birit, pasi që mjekët refuzuan që ta kryenin lindjen me prerje cezariane. Ata vetë më parë i kishin thënë se nuk mund të lindte me rrugë natyrore 

Lindja u krye me vakum

Liza Walter-Larregui, 35 vjeçe, nga Staten Ajlend, Nju Jork, tregon se kur kishte ardhur koha për ta lindur fëmijën, doktori kishte insistuar që lindja të kryhej 'me rrugë normale', përkundër asaj se më parë kishte preferuar prerjen cezariane. Më pas, lindja u krye me vakum, gjë që mjekët i treguan vetëm dhjetë ditë pas lindjes. Pas lindjes, djali kishte temperaturë të lartë dhe, për këtë shkak, nënës nuk i ishte lejuar që ta shihte atë për 24 orë.

Përkundër të gjithave, ajo e konsideron veten me fat

Djali tani ka afër 7 vjet dhe vuan nga autizmi. Liza është e bindur se kjo është pasojë e mënyrës sesi ai u soll në jetë dhe e mënyrës sesi u trajtua pas lindjes. Edhe pse ajo është e vetëdijshme se tërë këto akuza nuk do ta ndihmojnë djalin e saj, Liza prapëseprapë nuk e ka të qartë pse mjekët i trajtojnë gratë shtatzëna në një mënyrë aq të pashpirt. Përkundër të gjithave, ajo e konsideron veten edhe me fat, meqë djali i shpëtoi gjallë, pasi që, thotë ajo, di edhe për raste që kanë përfunduar edhe më keq.

(Kosova Sot)