SHQIPTARËT JANË SHUMË MË TË HAPUR DHE MË TË SINQERTË SESA GREKËT E SOTËM

  • 18 March 2018 - 09:21
SHQIPTARËT JANË SHUMË MË TË HAPUR DHE MË TË SINQERTË SESA GREKËT E SOTËM

ÇFARË SHKRUAN PËR SHQIPTARËT HISTORIANI AMERIKAN I SHEKULLIT XIX, JOHN CLARK RIDPATH(2)

Mprehtësia e karakterit të lashtë grek gjallëron tek shqiptarët

 

Image

 

SHKRUAN: ABRAHAM GASHI

Ndoshta nuk ka asnjë vend në Evropë ku mbretërojnë paligjshmëria dhe bajraktarizmi sa në malësitë e Shqipërisë. Ky komunitet është më pak i organizuar sesa çdo komunitet tjetër në perëndim të Detit të Zi. Njerëzit janë të ndarë në grupe, gjë që pak a shumë ngjan me fiset e malësive të Skotlandës

Mirëpo, besohet se këto dallime nuk janë të vërteta. Në një situatë të tillë, pa dyshim mprehtësia e racës greke ka shkaktuar shumë huti dhe mungesë sinqeriteti. Nëse gjykojmë sipas rregullave islame, mund të besohet lehtë se meshkujt janë më pak fetar se sa femrat. Si rezultat i këtyre rrethanave shqiptarët asnjëherë nuk janë pajtuar me sunduesit e tyre. Porta i sheh ata si të pafe dhe të pabesë. Turqit nuk kanë besim në sinqeritetin dhe devotshmërinë e vartësve të tyre shqiptarë dhe është bërë e zakonshme që ata të flasim për ta me përbuzje. Qëndrimi që shqiptarët mbajnë përballë pushtuesi është i njëjtë sikurse ai që mbanin grekët e lashtë në rrethana të tilla. Zgjuarsia dhe dredhia e racës së vjetër shfaqen në dredhitë dhe tradhtitë e pasardhësve të tyre të sotëm. Mirëpo, duhet të mbahet mend patjetër se këto veti të karakterit nuk shfaqen njëlloj në bisedë me popujt perëndimorë si në paturpësitë e tyre kundrejt turqve. Duhet gjithashtu të kihet parasysh se shqiptarët janë shumë më të hapur dhe më të sinqertë sesa grekët e sotëm.

LICENCA DHE KUSARIA E SHQIPTARËVE

Ndoshta nuk ka asnjë vend në Evropë ku mbretërojnë paligjshmëria dhe bajraktarizmi sa në malësitë e Shqipërisë. Ky komunitet është më pak i organizuar sesa çdo komunitet tjetër në perëndim të Detit të Zi. Njerëzit janë të ndarë në grupe, gjë që pak a shumë ngjan me fiset e malësive të Skotlandës. Thuhet se nuk mund të gjesh një shqiptar madhor i cili nuk është apo nuk ka qenë anëtar i një grupi apo bande kusarësh vetëqeverisëse, të cilët energjitë e veta i shfrytëzonin për të bastisur dhe plaçkitur. Shqiptarët janë gjithmonë të armatosur edhe kur bëjnë punët e shtëpisë. Në malësitë e Thesalisë dhe të Maqedonisë masa kryesore e mbrojtjes së familjes është guximi personal i burrave. Të jetosh si kusar nuk është diçka e pandershme. Kur burrat plaken dhe nuk janë aq aktiv për të ofruar shërbime të jashtëligjshme ata rrinë në shtëpi pranë familjes, dhe kur flasin me udhëtar - gjithnjë me pak krenari - tregojnë për rreziqet dhe ndodhitë e ndryshme të jetës së tyre të mëhershme. Gjatë bisedave të tilla një hero shqiptar do t'u tregojë pa u skuqur se ka ndodhur kështu apo ashtu "kur isha hajdut".

PRIZRENI ËSHTË QYTETI KRYESOR INDUSTRIAL

Plaçkitja e paligjshme nuk ua ul vlerat kur merren parasysh prirjet e tyre. Shqiptari i sotëm ruan traditën e dembelisë që kishte greku i lashte për të punuar tokën. Ai punët e tokës ia bart skllevërve apo vartësve derisa vet ndjek rreziqet dhe aventurat. Trimëria, për të cilën shqiptarët janë aq të famshëm në tërë Evropën, është greke (e lashte v.j.) në të gjitha tiparet. Askush se di këtë gjë më mirë sesa turqit. Prandaj ata angazhojnë ushtritë e tyre aq sa munden nga malësitë e Maqedonisë dhe Ilirisë. Sa herë që grupet e cubave shtohen së tepërmi shqiptarët braktisin cubat dhe bëhen pjesë e ushtrisë së pashait dhe asnjë anëtar tjetër i ushtrisë turke nuk nderohet më shumë për trimëri dhe veprime në luftë. Ishte ky element i ushtrisë turke gjatë luftës së Krimesë që nxiti admirimin dhe garën në mesin e ushtarëve anglez dhe frëng të cilët ishin aleat në luftë kudër rusëve. Uniforma Zouave si dhe metodat dhe taktikat të cilat janë bërë aq të famshme në disa pjesë të Evropës dhe në Amerikë përgjithësisht janë me origjinë shqiptare. Popullata shqiptare nëpër qytete nuk është e madhe. Shkodra, që është kryeqytet, e që gjendet buzë liqenit me të njëjtin emër, ka rreth dyzetmijë banorë. Prizreni është qyteti kryesor industrial. Këtu prodhohen armët dhe enët që shqiptarët përdorin në shtëpi dhe në luftë. Tregtia nuk përkrahet shumë. Shumica e tregëtarëve në vend janë grek të cilët kanë trashëguar shpirtin tregtar nga të parët e tyre. Eksportet janë përgjithësisht mallra të papërpunuara - si lopë, dele, ushqime rezervë, pambuk, lëkura, ilaçe, bojëra, mish i terur dhe bung, për këtë të fundit duhet të shtojë se ekspozoheshin kupat e lëndëve (në KS njihen si lena v.j.) të lisit bung, nga i cili prodhohet acidi tanik. Ullinjtë, rrushi, sheqet, portokallët, limonët, manët (në KS njihen si duda v.j.) dhe fiqtë prodhohen vetëm, por nevoja vetjake. Vaji, duhani dhe pambuku eksportohen në masë të madhe. Ishujt e zhveshur të Mesdheut furnizohen me material ndërtimi. Prizreni është qyteti kryesor industrial. Gjerat e importuara janë përgjithësisht stofa që nevojiten për qepjen e rrobave. Një pjesë e madhe e prodhimeve të vrazhda dhe të lira gjermane mund të gjenden në tregun e vendit. Tregtia më aktive në vend është ajo e armëve, enëve, barutit, pajisjeve të rënda, kafes dhe sheqerit. Veshja kombëtare e jashtme e burrave quhet kapotë dhe prodhohet në shtëpi, sikurse edhe shumica e armëve dhe enëve. 

ARTI NË VESHJET KOMBËTARE SHQIPTARE

Veshja kombëtare shqiptare ka vlerat më të larta artistike të kohës së sotme, Ngjanë shumë me ato të malësorëve të Skotlandës. Këmisha është prej pambuku. Sipër këmishës veshin një fustanellë të bardhë të leshte të gjatë deri në gjunjë, e mbi të veshin një xhamadan. Rreth belit veshin një shokë, apo brez, në të cilën futen armë dhe jatagan të bollshëm, etj. Dollaket (mestet) janë me ngjyra. Në këmbë mbathin opinga. Në kokë mbajnë kapele të kuqe, e cila njihet si kapela turke dhe atë e mbështjellin me një kllapë të kuqe të dredhur, apo me një shall të lehtë. Veshja e prijësve dallon nga ajo e vegjëlisë për nga hijeshia e materialit apo zbukurimeve. Xhamadanët e të pasurve punohen me kadife dhe qëndisen me fije ari. Oficerët ushtarakë dhe burrat me nam kanë mburojë metali sipër dollakëve, e dollakët janë të punuara nga me një material ngjyrë të kuqe të ndezur. Veshja e sipërme, e cila i mbron nga shiu e bora, është kapota, një gunë e ashpër e leshtë me kapuç për të mbuluar kokën. Bëhet nga shajaku apo përzihet me lesh dhe qimet e flokut të kalit. Edhe veshja e femrave është pothuajse sikurse edhe e burrave, por me një llojllojshmëri më të madhe dhe shpesh me një bukuri të rrallë. Më herët folëm për traditën e vajzave greke që veshin pajën me monedha ari në kapele ose shami. Këtë gjë e bëjnë edhe shqiptaret. Flokët i mbajnë të gjata dhe i lëshojnë për shpine si gërsheta (që në Kosovë njihen si bistek) të rënda të mbushura me të qëndisura. 

TYRE, SULMI NË BETEJA

Personaliteti dhe qëndrimi i shqiptarëve të godit mahnitshëm. Janë me trup mesatar. Kanë fytyrë vazake, të ngjashme me grekët e lashtë. Sytë i kanë të zinj dhe të shkëlqyer. Mollëzat e faqeve të larta dhe të spikatura. Qafen e kanë veçanërisht të gjatë dhe gjoksin e madh dhe të plotë. Kanë paraqitje dhe sjellje tejet krenare. Trupin e mbajnë drejt dhe madhërishëm - ecin sikurse të ishin në skenë, me hapa të mëdhenj, trimërisht dhe madhërishëm. Natyra e tyre njerëzore është pothuajse tërësisht greke e lashtë. Shqiptarët kurrë nuk janë sikurse turqit shpirtzinj, të pafjalë, të vrazhdë dhe njerëz që thurin intriga. Në të kundërtën, ata janë të qeshur, të gjallërishëm, me sjellje gazmore, të hapur dhe të hedhur. Nga natyra janë të pa rehatshëm. Kur ngacmohen nga gëzimi është sikur ushqim mendor për ta, ndërsa rrezikun e kanë si gjella kripën, në çfarëdo veprimi dhe ndërmarrje. Trimëria, rreziku dhe guximi i burrave është i egër. Mësymja Suljote, bile edhe sulmi i cubave shqiptarë është sikur stuhi. Me fillimin e stuhisë pak gjërave mund t'u bëjë ballë njeriu. Kjo racë ndoshta nuk është aq e spikatur në vazhdimin e betejës sa është në fillimin e saj - sulmit të egër që ka për synim të marrë betejën si rrufeja. Luftëtarët shqiptarë janë të tillë sa që frënget në malet e lindjes do të çmendeshin nga ta.

VLERËSIMI PËRBUZËS DHE SHFRYTËZIMI, ABUZIMI I FEMRËS

Mirëpo, në disa tipare duket se ata janë ndikuar nga turqit. Ajo qe bie në sy është përbuzja e femrave. Të gjithë muhamedanët mendojnë se femra është vetëm një mjet i përshtatshëm në jetën e burrit, që është bërë për kënaqësinë e tij, e lidhur me të rastë- sisht dhe e cila duhet t'i nënshtrohet vullnetit dhe urdhrave të tij. Kjo qasje ka lënë gjurmë te shqiptarët pas gati katër qind vjet sundimi turk. Ata i shikojnë femrat si një krijesë re rangut më të ulët, bile edhe si kafshë; dhe trajtimi i tyre ndaj grave dhe vajzave është i ngjajshëm me mendimin e tyre për to. Femrat abuzohen, mundohen, detyrohen të bëjnë punë të rënda, shndërrohen në shërbëtore dhe në të vërtetë si pasues të profetit e mbajnë gruan të robëruar. Burrat shqiptarë i detyrojnë gratë të punojnë si skllave dhe ua japin shumë detyra për të kryer si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë, gjë që gratë në Evropën Perëndimore nuk i bëjnë. Vetëm në një aspekt ato janë më të lira sesa shoqet e tyre turke: ato nuk detyrohen të fshihen dhe të mbulojnë fytyrën sipas traditave muhamedane.

PREJARDHJA DHE NDRYSHIMET QË KA PËSUAR GJUHA SHQIPE

Gjuha shqipe pa dyshim është shprehje e sotme e gjuhës antike greko-ilire. Ligjërimi thelbësor është po aq i lashtë sa edhe ai i fiseve helene që i ka dhënë njeriun e parë gadishullit grek. Nëse gërmojmë më tutje gjejmë se kjo gjuhë ilire e lashtësisë, aq e rëndomtë, një e folme barbare të cilën helenët e parë e sollën me vete nëpërmjet ishujve duke kaluar detin Egje nga vendlindja e tyre Frigjia. Por, dialekti ilir që flitej në kohën e Lekës së Madh dhe Pirros, në kohën e Filipit të Pestë, pësoi shumë peripeci para se të arrinte zhvillimin e sotëm. Ju deshtë të ndjejë ndikimin e gjuhëve barbare, e më së shumti asaj bullgare. Më vonë u infektua me ndikimet e sllavizmave të veriut. Patjetër se u ndikua edhe nga bashkëbisedimi i përhershëm me racën greke në jug të vendit. Përfundimisht u dominua nga gjuha e turqve otomanë. ZHVILLIMI I MANGËT LETRAR I SHQIPTARËVE Nga të gjitha këto elemente të huaja, duke mos i përmendur huazimet e rastësishme nga kombet e mëdha të Perëndimit, mori formë shqipja e sotme. Në thelb gjuhë ariane, në veçanti greke e lashtë, ka marrë, pothuajse sikurse edhe gjuha angleze, aq shumë infektime të huaja sa që e kanë bërë gjuhe sui generis edhe në mesin e gjuhëve çuditërisht të përziera të Evropës Lindore. Gjuha shqipe ende nuk ka shfaqur dhe nuk ka zgjeruar ndikimin e vet në letërsinë e vendit. Brenda këtij shekulli (shekulli 19 v.j.) pak autorë kanë dalë në sipërfaqe dhe pjesa kryesore e kulturës intelektuale të vendit është asimiluar me grekët e sotëm dhe pothuajse të gjithë shkrimtarët mësojnë dhe përdorin gjuhën greke si mjet të shprehjes letrare. Në shkrimet shqipe përdoren të dy analfabetët, ai latin dhe grek, i pari më së shumti përdoret për përkthimin e librave nga gjuhët e huaja, siç është Bibla dhe libra të tjerë fetar, derisa gjuha e folur në përgjithësi shkruhet me analfabet grek.

GREKET DHE SHQIPTARËT PËRFAQËSOJNË DY SKAJET E EVOLUCIONIT ARIAN

Kështu kemi arritur në pikën nga e cila për herë të parë jemi në gjendje të shohim prapa tërë hapësirën e një ndarjeje të racës ariane. Tani mund të themi se grekët e sotëm dhe shqiptarët janë bulat e fundit në degën e parë të trungut arian që kemi marrë në shqyrtim. Pyetja e madhe qe ju mbetet historianëve dhe etnologëve për të ju përgjigjur, për studentët e këtyre dy shkencave të thella, është të vërejnë dhe të gjurmojnë karakteristikat e veçanta të këtyre dy popuj të sotëm që kanë përftuar nga origjina e hershme. Këtë temë mund ta përmbledhim kësisoj: kjo degë e jetës ariane ka zgjatur nga kohët e lashta, nga origjina në malësitë baktriane në perëndim përgjatë Mesopotamisë, përmes Armenisë deri në Kapadoki dhe Frigji ku edhe mori zhvillimin e parë historik në kohë shumë të lashta. Kështu, disa fise migruese nomade u nisën për në perëndim dhe kaluan Egjeum e Epërm për në Thraki, morën drejtim për në Maqedoni dhe Thesali, dhe vazhduan të përparojnë drejtë Ilirisë dhe Epirit. Ndoshta kjo dyndje e parë i parapriu asaj greke Aeolike të cilët ndoqën të njëjtën udhë për të mbërri në gadishull. Familja e moçme ilire zuri vend në vendet që ndodhën në veri të Greqisë së sotme. Kjo familje gjatë historisë na dha ngritjen e Maqedonisë. Për një kohë të gjatë ishte nën sundimin romak. Pas disa shekujve u infektua nga barbarizmat verior. Pas një periudhe të gjatë ju nënshtrua sundimit Turko-Islamik që vinte nga lindja. Pas rënies së kësaj të fundit raca e lashtë u ringjall, u vu në pah, dhe u shfaq në karakterin e shqiptarëve të sotëm. Njëkohësisht, një proces i ngjashëm kishte ndodhur në Greqi. Ngjarjet etnike në atë vend tashmë i kemi diskutuar. Kështu parashtruam përpara nesh kombin grek dhe shqiptar si ndarja e parë e familjes së moçme ariane të njerëzimit. /fund/

(Kosova Sot)