Kineastët kosovarë, pa traditë për prodhimin e filmit vizatimor

  • 19 March 2018 - 08:47
Kineastët kosovarë, pa traditë për prodhimin e filmit vizatimor

MUSLIU:Fëmijët më shumë dinë për demarkacionin sesa për lojën e rekreacionin e tyre

Ne e shikojmë filmin e animuar, bile unë jam adhurues i filmave të animuar dhe herë pas here edhe kam menduar për të krijuar ndonjë, por më mungon përvoja dhe guximi në këtë drejtim. Mendoj që QKK-ja, por edhe televizionet që kemi ne, do të duhej t'i provokonin artistët që të merren me këtë lloj filmi, duke hapur konkurse për prodhimin e filmave të animuar", ka thënë Apolloni për "Kosova Sot"

Pavarësisht zhvillimeve që po përjeton kinematografia në vend, zhanri i filmit vizatimor, sidomos ai për fëmijë, nuk është duke u prodhuar në vend. Ambienti i papërshtatshëm për të bërë biznes, mungesa e një rrejti të kinemave, vështirësinë në gjetjen e financave, po edhe distribuimi janë shumë prej shkaqeve që kanë bërë që pothuajse askush në vend të mos ketë interesim për krijimin e filmave vizatimorë në vend. Po sipas njohësve të fushës së filmit dhe studiuesve, mosprodhimi i këtij zhanri vjen edhe për shkak të mospasjes së traditës, por edhe problematika e dedikimit dhe vështirësitë që ata të jenë sa më të përshtatshëm për fëmijët. 

Nuk ka interesim nga studiot 

Në një prononcim për "Kosova Sot", regjisori Mahir Musliu ka thënë se filmi i animuar nuk është duke u punuar, sepse nuk ka interesim nga studio, ndonëse nuk mund të sigurojnë mjete për të. Tani, ka thënë ai, ata që pësojnë nga kjo janëfëmijët të cilët nuk kanë as një film të tillë vendor. "Madje, për ta jo që nuk ka animacione, por as një seri, as një tv emision, i cili do të kishte karakter edukativ deri tani nuk është bërë. Ata më shumë dinë për demarkacionin sesa për lojën e rekreacionin e tyre. Kjo që po them e ngulfat jetën dhe përditshmërinë e tyre. Ky realitet po ua vjedh lojën, rekreacionin dhe argë- timin e tyre", ka thënë ai, duke shtuar se nuk ka filma për fëmijë, shfaqje, ata po rriten në një realitet teknokratik dhe pa shije. Kurse regjisori Ben Apolloni është shprehur për "Kosova Sot", se filmi vizatimor, apo i animuar, tek ne nuk ka ndonjë traditë. "Ne e shikojmë filmin e animuar, bile unë jam adhurues i filmave të animuar dhe herë pas here edhe kam menduar për të krijuar ndonjë, por më mungon përvoja dhe guximi në këtë drejtim. Mendoj që QKK-ja, por edhe televizionet që kemi ne, do të duhej t'i provokonin artistët që të merren me këtë lloj filmi, duke hapur konkurse për prodhimin e filmave të animuar", ka thënë ai. Ndërsa piktori Agron Mulliqi ka pohuar për "Kosova Sot", se filmi vizatimor si profesion është shumë i shtrenjtë dhe kërkon një punë të madhe, përkushtim dhe arrihet me një kosto jo të vogël. "Ne si shtet i vogël përballemi me vështirësi, ana komerciale dhe mbështetja për këtë krijimtari është mjaft e pakët, ndërsa filmi vizatimor është mjaft i shtrenjtë, ndërsa distribuimi i tij është edhe më i vështirë, sidomos nëse duam plasim jashtë", ka thënë Mulliqi.

Kritiku Ilir Muharremi, duke folur rreth kësaj problematike për "Kosova Sot", ka thënë se filmat vizatimorë sa janë të mirë, aq edhe janë të rrezikshëm për fëmijët, sepse ata imitojnë, e kur imitojnë, fëmijët paraqiten si personazhet e filmave vizatimorë, andaj duhet të kontrollohet përmbajtja e këtyre filmave

"Ne si shtet i vogël përballemi me vështirësi, ana komerciale dhe mbështetja për këtë krijimtari është mjaft e pakët, ndërsa filmi vizatimor është mjaft i shtrenjtë, ndërsa distribuimi i tij është edhe më i vështirë, sidomos nëse duam plasim jashtë", ka thënë Mulliqi për "Kosova Sot

Të kontrollohet përmbajtja e filmave 

E, kritiku Ilir Muharremi, duke folur rreth kësaj problematike, ka thënë se filmat vizatimorë sa janë të mirë, aq edhe janë të rrezikshëm për fëmijët, sepse, siç ka thënë ai, fëmijët imitojnë, e kur imitojnë ata paraqiten si personazhet e filmave vizatimorë. Andaj, ka thënë ai, duhet të kontrollohet përmbajtja e këtyre filmave. "Në Shqipëri u shfaq një film vizatimor në të cilin babai kërkon të martohet me të bijën. Kjo ishte vërtet skandaloze", ka thënë ai, duke shtuar se kur kësaj t'i shtohet edhe mungesa e financimit, niveli artistik, mungesa e projekteve në ndihmë të animacionit, si dhe vështirësia teknologjike janë ndër arsyet kryesore që sjellin shqetësim për producentët dhe regjisorët e një gjinie filmi si animacioni, buja e të cilit në botë është e madhe. Ai ka thënë se edhe nëse do të krijohen filma vizatimorë problemi është se çfarë, cilat do të jenë temat dhe problemet që do të trajtoheshin nga kineastët tanë. "Duke qenë se vendit tonë i mungon edhe teknika, edhe buxheti, kjo e vështirëson edhe idenë e të konkurruarit në rajon e më gjerë, në festivale ndërkombëtare", ka pohuar ai. Isa Vatovci 

(Kosova Sot)