Në TKK shfaqet premiera e dramës "Pasioni"

  • 19 March 2018 - 15:52
Në TKK shfaqet premiera e dramës

T eatri Kombëtar i Kosovës sot shfaq premierë dramën "PASIONI" nga Sabri Hamiti dhe me regji nga Martin Koçovcki. Shfaqja "Pasioni" zhvillohet si një strukturë e ndërthurur dramaturgjike mes dy vëllezërve binjakë dhe një nëne, Hana, që mbledhin gjithë fuqinë jetësore duke u përpjekur për ta rikonstruktuar botën e dashurisë, botën e emocioneve të thella, raporteve të vlerave, refuzimin karshi vdekjes së paevitueshme nga njëra anë, dhe botës së dehumanizuar të shtrirë si shoqëri e uniformuar, masë amorfe në të cilën individët nuk kanë emra e as individualitet, një botë ku njerëzit janë shndërruar në numra përbrenda një jete virtuale, pa emocion, pa respekt, pa dashuri. Një botë në të cilën shitet gjithçka, një botë e kriminalizuar dhe e materializuar deri në çmenduri. Luajnë: Shkelzen Veseli, Gresa Pallaska, Ard Islami,Arta Selimi,Shpejtim Kastrati,Ismet Azemi, Lumnie Sopi,Semira Latifi, Shengyl Ismaili. Të gjitha të hollat e kësaj shfaqjeje shkojnë për shërimin e regjisorit Bekim Lumi. 

(Kosova Sot)