Gjërat që i përzunë aktorët ME FAMË NGA HOLLIVUDI

  • 19 March 2018 - 16:01
Gjërat që i përzunë aktorët ME FAMË NGA HOLLIVUDI

Sharon Stone është bërë shumë e vjetër për Hollivud-in, kjo është arsyeja përse nuk e shohim më Mel Gibson njihet për komentet e tmerrshme që kishte bërë, përfshirë ato raciste dhe për homoseksualët. Ai kishte edhe një histori si i varur nga alkooli. Hollivudi është sikurse një objektiv nga shkolla e mesme që gjithmonë ju shtyn më larg, por përkundër kësaj, keni një adhurim për të. Është një lidhje toksike kjo. Mos ta përmendim se ky është realiteti i ashpër për shumë individë në qarqet e yjeve, ju pëlqeu kjo apo jo. Përderisa disa nga këto yje në listë nuk e meritojnë të përjashtohen nga tepihu i kuq, disa përfundimisht po 

HALLY BERRY

Image

 

Fama e Halle Berry u rrit aq shpejt, ajo pothuajse po kërkonte telashe, që saktësisht edhe e gjeti kur erdhi koha. Në vitin '99, Halle Berry kishte fituar një "Emmy", "Oscar", e madje edhe "Golden Globe". Po rritej shpejt në famë. Përderisa gjithmonë do të jetë një ikonë, fama e saj ishte jetëshkurtër dhe u përjashtua nga Hollivudi falë rolit aq të keq që kishte si "Catwoman". Për shkak se kaq keq ky film ishte pranuar, ishte e qartë se e pati puna e saj. Më tej, ajo ishte në disa filma, por asgjë serioze në krahasim me rolet për të cilat kishte fituar çmime. Ndoshta mund të kthehet, por roli i saj si Mace kishte bërë që njerëzit mos ta vlerësojnë më. 

SHARON STONE

Image

 

 

Është e qartë se Sharon Stone është bërë shumë e vjetër për Hollivud, dhe sa e ashpër të jetë kjo, kjo është arsyeja përse nuk e shohim më. Në ditët e sodit nuk ka ndonjë rol. Kur ishte e re, ajo ishte shumë e famshme dhe të gjithë po silleshin rreth saj, sepse ishte e bukur dhe mahnitëse për industrinë. Që kur është plakur, jo shumë njerëz i qëndrojnë pranë, askush nuk dëshiron të merret me të, pasi që gjithmonë ishte një idiote dhe nuk i kishte ndihmuar askujt. Ka qenë kaq gjatë në ekran, sa që njerëzit janë të lumtur që nuk e shohin më në Hollivud.

DEMI MOORE

Image

 

Demi Moore dikur ishte një aktoret më të zjarrta në Hollivud, në të nëntëdhjetat, ajo kishte bërë një ndikim të madh në ekran dhe kishte rënë në syrin e të gjithëve. Ajo kishte filluar karrierën me filma të hatashëm e madje edhe ishte bërë si femra aktore më e paguar e kohës. Por porsa u bë e famshme, ajo dështoi, sidomos arsye ishte filmi "Striptease", që ishte një nga filmat më të tmerrshëm ndonjëherë. Kjo e përzuri atë nga skena. Ndoshta Hollivudi nuk është vendi ku ajo i takon më.

KIM BASINGER

Image

 

Kim Basinger ishte vajza bombastike te "Bond Girl' dhe nga atëherë kishte zgjedhur të largohej nga dritat e Hollivudit dhe ta jetonte jetën e saj me familjen e saj dhe t'i përkrahte çështjet për të cilat ajo mendonte se ishin më të rëndë- sishme. Megjithëse karriera e saj në aktrim ishte e hatashme dhe zgjedhja e saj për t'u larguar nga Hollivudi nuk ishte zgjedhje e lehtë për ta bërë, sidomos atëherë kur ishte aq popullo renë ekran. Shumë nga karriera e saj e ka kaluar duke rritur fëmijët, që me gjasë nuk i kishte ndihmuar me gjithë atë stres me të cilin ishte përballur atëherë.

MEL GIBSON

Image

 

Mel Gibson dikur ishte një legjendë në Hollivud. Ishte një nga aktorët më të njohur të kohës, duke e bërë dallimin e madh në industrinë e filmit, por kjo nuk është gjëja e vetme që kishte bërë. Ai njihet edhe për komentet e tmerrshme që kishte bërë, përfshirë ato raciste dhe për homoseksualët. Ai kishte edhe një histori si i varur nga alkooli. Nuk e ka më përkrahjen e askujt dhe vërtetë është përzënë nga Hollivudi.  

ANDI MACDOWELL

 

Image

 

Andie MacDowell kishte filluar si modele, por me gjithë vëmendjen që kishte pasur, ajo u bë një aktore e njohur në Hollivud. Por kishte diçka që nuk po shkonte si duhej, fakti se ajo nuk ishte e përgatitur nga ato që kërkonte Hollivudi. Ajo madje nuk ia doli të falsifikonte theksin britanik për rolet e saj. Kjo e kishte detyruar të mundohej shumë, por kjo i ndihmoi vetëm për pak kohë. Ajo u larguar nga Hollivudi, duke përfunduar vetëm me filma për televizion.