Serbët fyejnë Dua Lipën

  • 20 March 2018 - 15:00
Serbët fyejnë Dua Lipën
Këngëtarja nga Prishtina, Dua Lipa, e cila tash është e njohur edhe ndërkombëtarisht me zërin e saj, së fundi ka treguar sërish se ka prejardhje nga Kosova. Ajo në llogarinë e saj në 'Twitter' ka postuar një libër të gjyshit të saj, i cili në vitet 1990-1995 ishte shef i Institutit të Historisë së Kosovës. Dua Lipa ka shkruar se gjithmonë dëshiron të tregojë historinë e vendit të saj dhe nga rrjedh gjaku i popullit tonë. "Gjyshi im, Seit Lipa, ishte shefi i Institutit të Historisë së Kosovës, midis viteve 1990-1995. Dëshiroj t'i tregoj historinë tonë, ku jemi dhe nga është gjaku ynë dhe përpiqem t'u tregoj njerëzve kudo që të shkoj dhe në çdo intervistë se unë jam nga Kosova", ka shkruar Dua Lipa. Mirëpo, kjo nuk u ka pëlqyer fansave të saj serbë. Ajo ka marrë një numër të madh të komenteve, duke i shkruar se Kosova është Serbi.