Përse Hollivudi nuk e angazhon më Jessica Biel-in?

  • 21 March 2018 - 17:08
Përse Hollivudi nuk e angazhon më Jessica Biel-in?

Siç raporton "New York Daily News", Biel ishte në konkurrencë për "Catwoman" në "The Dark Knight Rises", por roli kishte shkuar te Anne Hathaway

S eriozisht, a mund ta mbani në mend kur e keni parë për herë të fundit aktoren Jessica Biel në një film? Ose, kur e keni parë një film për faktin se Jessica Biel ishte ylli i filmit? Gjërat janë qetësuar për zonjën Timberlake gjatë këtyre viteve. Jessica Biel nuk është më në radar, a thua çfarë i ka ndodhur?

E angazhuar shkaku i dukjes, jo talentit

Sipas "The New York Daily News", një agjent ka paralajmëruar se Biel "duhet të punësojë një trajner aktrimi dhe të bëjë një apo dy filma të pavarur për ta treguar talentin e saj, jo bukurinë e saj". Tingëllon vrazhdë, por më pas ai ka shtuar, "ajo mund të jetë vajzë e hatashme,por niveli i aktrimit nuk është atje ku duhet të jetë". 

Mbështetet shumë te Justin Timberlake

Një burim nga brenda për "The New York Daily News" ka thënë se, "të jesh e martuar me Justin Timberlake, kjo është letra e saj depërtuese". Një tjetër agjent yjesh ka thënë për "Vulture", "pohimi i saj për famën është martesa me Justin Timberlake". Shpresojmë se do të dalë nga hija e tij.

Garon me fitueset që kanë fituar Oskar

Siç raporton "New York Daily News", Biel ishte në konkurrencë për "Catwoman" në "The Dark Knight Rises", por roli kishte shkuar te Anne Hathaway. "Jessica ishte mllefosur kur kishte dëgjuar se nuk e kishte marrë rolin e "Catwoman"" rrëfen një burim nga brenda. "Ajo vërtet kishte menduar se do ta merrte rolin, por kur Christopher Nolan ia kishte dhënë rolin aktores Hathaway, ajo ishte shkatërruar".

Ajo është nënë tani

Largimi i Biel nga ekrani mundet të ketë arsye tjera. Në muajin prill të vitit 2015, Biel dhe Timberlake mirëpritën fëmijën e tyre të parë, djalin Silas, që natyrisht se ka konsumuar shumë nga koha e tyre. "Të jesh nënë, është një përvojë e paimagjinueshme", ka thënë Biel.

(Kosova Sot)