Cynthia Nixon kandidon për guvernatore të New York-ut

  • 22 March 2018 - 17:28
Cynthia Nixon kandidon për guvernatore të New York-ut
 Aktorja Cynthia Nixon është duke kandiduar për guvernatore në New York. Lajmin ajo e ka bërë të ditur përmes një video të lansuar të hënën në 'Twitter'. Aktorja Cynthia Nixon në videon e lëshuar tregon gjëra e saj të përditshme: duke dërguar vajzën e saj në shkollë, duke ecur rrugëve gjersa mbanë një gotë me kafe në duar dhe duke marrë metronë. Ajo ka qenë një aktiviste në politikë për shumë vite, përkrahëse e edukimit publik, një zëdhënës për të drejtat e komunitetit LGBTQ si dhe mbështetëse e kandidatëve të ndryshëm, përfshirë kryetarin e bashkësisë së New York-ut, Bill de Blasio, shkruan People.