Nëntoka e Kosovës ruan në fshehtësi perla arkeologjik

  • 23 March 2018 - 09:39
Nëntoka e Kosovës ruan në fshehtësi perla arkeologjik

ZBULIMI I TRASHËGIMISË SONË KULTURORE E HISTORIKE

Lajçi: Duhet të kemi kujdes më të madh për të gjitha lokalitetet e reja arkeologjike

"Hulumtimi dhe zbulimi gradual i këtyre vendbanimeve, pasi janë të shumta, duhet të jetë prioritet i institucioneve tona. Kërkohet që të studiohen, të analizohen dhe të jepen rekomandime konkrete për fazat e ardhshme pas konservimit të tyre, në mënyrë që opinioni ndërkombëtar të njoftohet në detaje me të kaluarën tonë, e cila me shekuj është fshehur nga sunduesit e huaj të këtyre trevave", ka thënë eksperti Ylber Vokshi për gazetën "Kosova Sot" 

Hulumtimi dhe zbulimi gradual i shumë vendbanimeve, ku dyshohet se fshihen qytetërime antike, duhet të jenë në krye të prioriteteve të institucioneve tona, qoftë arkeologjike, apo edhe shtetërore. Zbulimet të shumta arkeologjike që po ndodhin thuajse çdo vit në mbarë vendin, sikurse rasti i fundit në Orlan të Podujevës, dëshmojnë për një trashëgimi të pasur kulturore arkeologjike, e cila mund të thotë shumëç- ka për historinë mijëravjeçare të Kosovës. Nisur nga ky fakt, Instituti i Arkeologjisë së Kosovës dhe institucione të tjera të trashëgimisë do të kenë shumë punë për të trajtuar apo hulumtuar në ato vendbanime. Por, pavarë- sisht sfidave dhe mundësive, zyrtarë të IAK-së kanë thënë se janë duke bërë punë të mirë me këto lokalitete. Enver Rexha, drejtori i IAK-së, në një prononcim për "Kosova Sot", ka thënë se IAK, sipas detyrave, obligohet të vëzhgojë edhe vendgjetjet, zbulimet e reja që po ndodhin në territorin e shtetit tonë. Deri tani, ka thënë ai, edhe pse me mundësi më tepër teknike ka probleme, IAK i ka kryer përgjithë- sisht detyrat e saj dhe obligimet që vijnë nga gjetjet - lajmërimet e personave fizik-juridik, pra qytetarët tanë. 

Gatishmëria institucionale

Më tej Rexha ka thënë se vendet e reja, lokalitetet, janë hulumtuar (diku në masë më të madhe - të vogël), evidentuar, regjistruar dhe datuar. "Mundësitë e IAK deri tani kanë qenë relative, këtu mund të kuptoni atë që IAK me zbulimet e lokaliteteve të reja krijon rendin dhe mundësitë për domosdoshmërinë e ndërmarrjes për hulumtime. Në cilat lokalitete është e nevojshme ndërhyrjagërmuese emergjente kemi fondin vjetor për ndërhyrje të tilla", ka thënë ai, duke shtuar se në shumicën e rasteve me zbulimet e lokaliteteve të reja, ku çdo vit ka risi, IAK krijon fillimisht dosjen e lokalitetit. Në shumë raste, sipas tij, ekspertët nuk ndërhyjnë pa program, pa një projekt të detajuar. Për çdo vit IAK, ka potencuar më tej ai, me stafin e tij hartojnë Programin/Planin e Punës vjetor për vitin që vjen e kuptohet ka dhe programin afatmesëm të punës (pesëvjeçar). "Nga kjo që u tha më sipër, IAK nxjerr detyrat me prioritet për çdo vit pune, duke u dhënë rëndësi primare lokaliteteve në rrezik (ndërtimi, autorrugët, vërshimet etj.) për të mund të ruajë vlerat kulturore të qytetërimit. Për të qenë më konkret, IAK bën vlerësimin e çdo lokaliteti sipas periudhave dhe vlerës për ndërhyrje. Përgjithësisht, duhet të kuptohet se nuk bëhen gërmime pa programe për çdo lokalitet që e zbulojmë. Bëhet renditja e prioriteteve vit pas viti", ka pohuar drejtori Rexha. Në anën tjetër, zyrtarë të MKRS-së kanë thënë në një prononcim për "Kosova Sot" se MKRSja mbështet veprimtarinë e Institutit Arkeologjik të Kosovës përmes subvencionimit të programit vjetor të punës. 

Ekspertët: Më shumë punë dhe përgjegjësi

Ndërsa, Bashkim Lajçi, etnolog, në një prononcim për "Kosova Sot", ka thënë se sikurse kudo në botën e qytetëruar edhe tek ne, në Kosovë, do të duhej të kemi kujdes më të madh për të gjitha lokalitet e reja arkeologjike, apo më mirë me thënë për të gjitha artefaktet e gjetura nga qytetarët në ato lokalitete. "Kur e them këtë, kam parasysh disa nga rastet e ndodhura më herët, kur edhe përkundër gjetjeve arkeologjike, gjatë punimeve të ndryshme, institucionet tona përkatëse nuk e kanë pasur forcën për t'i ndaluar punët, derisa të hulumtohet lokaliteti dhe të përcaktohet rëndësia e tij", ka pohuar Lajçi. Më tej ai ka shtuar se duhet në të ardhmen të ndryshojnë gjërat për të mirë, në kuptimin që sa herë të paraqitet nevoja për ndërhyrje në lokalitete të tilla institucionet tona përkatëse ta kenë atë mundësi, siç ka thënë ai, për të hulumtuar dhe për të konstatuar rëndësinë e lokalitetit dhe artefakteve të gjetura në atë lokalitet. Kurse Ylber Vokshi, ekspert në trashëgiminë monumentale, ka thënë për "Kosova Sot" se nëntoka e Kosovës ka pasuri të mëdha arkeologjike që për shkak të rrethanave të ndryshme historike dhe interesave të sunduesve të këtij territori janë fshehur, përvetësuar, uzurpuar, zhdukur gjatë historisë mijëravjeçare të saj. Sipas tij, shumë pak ka pasur hulumtime të këtyre pasurive në Kosovën e pasluftës, çka më nuk duhet toleruar, pasi nën gërmadhat e qytetërimeve të vjetra të banorëve të trevave të Kosovës, siç ka shtuar më tej ai, me argumente bindëse, do të dokumentohet e kaluara disa mijëravjeçare e kësaj treve e populluar nga pellazgët ilirë dhe pasardhësit e tyre, shqiptarët e sotëm. 

(Kosova Sot)