"American Idol", me shikueshmërinë më të ulët ndonjëherë

  • 18 April 2018 - 15:54

Spektakli "American Idol" po përjeton normat më të ulëta në historinë e shfaqjes. Të hënë, siç raporton "The Wrap" - që dikur shfaqej te "FOX" por tani te "ABC" - kishte vetëm 6.3 milionë shikues. Kjo do të thotë se përpunimi, ku përfshihen Katy Perry, Lionel Richie dhe Luke Bryan si juri dhe Ryan Seacrest si nikoqir, kishte tërhequr më pak shikues se sa "American Country Music Awards" që po ashtu ishte transmetuar të dielën. Kur shfaqja e re ishte lansuar në muajin mars, kishte tërhequr midis moshave 18-49 vjeç, rreth 10.3 milion shikues. Të dielën, shfaqja ishte përqendruar te Caleb Lee.

Hutchinson, i cili ka bërë me dije se kishte kaluar nëpër një transformim personal. Këngëtari 19 vjeç nga Xheorxhia ishte pyetur nga nikoqiri Ryan Seacrest rreth ndryshimit në paraqitje që nga audicioni, pasi që kishte performuar "Die A Happy Man" nga Thomas Rhett. Km humbur rreth 31 kilogramë deri më tani', ka thënë Caleb. Më pas Ryan e kishte pyetur atë se si ia kishte dalë të humbiste gjithë këta kilogramë. 'Unë kam menduar me vete, ''Hej, a nuk do të ishte mirë sikur të pi shumë ujë dhe të eci për çdo mbrëmje', i ishte përgjigjur Caleb, derisa më pas kishte marrë brohoritjet e Katy Perry. 

(Kosova Sot)